Qeveria: 3000 lekë në
muaj për gratë e dhunuara

Qeveria: 3000 lekë në<br />muaj për gratë e dhunuara
Të gjitha ato gra, që dhunohen nga burrat, apo anasjelltas, sipas ndryshimeve të reja për ndihmën ekonomike do të përfitojnë para nga shteti. Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave masa e ndihmës ekonomike për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare është 3 000 lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar në vendimin e gjykatës. “Për anëtarin e familjes në nevojë, që është person me aftësi të kufizuara, invalid pune, nuk i llogaritet masë ndihme ekonomike në strukturën e masës së ndihmës ekonomike për familjen” thuhet në vendim.

Por një ndryshim tjetër për të mbrojtur këto shtresa të dhunuara është edhe ajo në rast divorci. “Për kryetarin e familjes dhe bashkëshorten, të cilët janë në proces zgjidhjeje martese, proces për të cilin nuk ka ende një vendim gjykate të formës së prerë, masa e ndihmës ekonomike për secilin prej tyre është 2 600 (dy mijë e gjashtëqind lekë) në muaj. Kësaj mase i shtohet masa e ndihmës ekonomike për anëtarët e familjes, që jetojnë bashkë me të, sipas përcaktimeve të pikës 23, të këtij vendimi” thuhet në vendim.

Qeveria vendosi edhe një tavan për ndihmën ekonomike. Kështu, pavarësisht nga përbërja e familjes, masa e ndihmës ekonomike nuk mund të jetë më e lartë se tetë mijë lekë në muaj. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin