Tetë çështje që ishin mbuluar me ministri të posaçme gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama, janë tashmë pa një ministri të veçantë, madje nuk janë bërë pjesë e as emërtimit të ministrive të reja. Integrimi, Transportet, Zhvillimi Urban, Mirëqenia sociale, Inovacioni, Administrata Publike, Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Çështjet vendore do ta kalojnë thjesht si kompetenca ose drejtori varësie brenda ministrive të tjera.
Integrimi kalon tek Bushati, Transportet tek Gjiknuri Ministria e Jashtme nuk do të quhet “Ministria e Jashtme dhe e Integrimit”, por duke ruajtur emërtimin e parë, do të mbulojë me një drejtori shumë të rëndësishme brenda saj edhe procesin e integrimit. Me hapjen e pritshme të negociatave, integrimi do të jetë fusha kryesore e punës së Ditmir Bushatit.
As Transportet nuk do të jenë emërtim i ndonjë ministrie. Ato do të funksionojnë si një drejtori e posaçme brenda Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, sikundërse edhe çështjet e industrisë.
Lejet e ndërtimit në “udhëkryq” mes Xhafajt dhe GjiknuritZhvillimi Urban që tashmë kishte funksionin specifik të dhënies së lejeve të ndërtimit dhe hartimit të planeve të reja urbane, nuk dihet se ku do të shkojë si kompetencë.
Edhe pse nuk ka asnjë ministri specifike për këtë çështje, burime nga kryeministria thonë se ende nuk është saktësuar se kush do ta marrë këtë kompetencë.
Një ide është që kjo kompetencë të kalojë pranë Agjencisë së Trajtimit të Titujve të Pronësisë, ku janë hipotekat dhe legalizimet, ndërsa një tjetër është që kjo kompetencë t’i shtohet Ministrisë së Brendshme e cila kontrollon territorin edhe përmes IKMT.
Nuk përjashtohet mundësia që kjo kompetencë tek kalojë tek Gjiknuri që përfshin edhe infrastrukturën.
Mirëqënia sociale do të shkrihet si nocion dhe disa kompetenca të tilla do të transmetohet në Kujdesin Social pranë ministrisë së Shëndetësisë.
Inovacioni dhe Administrata Publike, thjesht drejtori Inovacioni nuk do të jetë më pjesë e asnjë ministrie, por burimet thonë se mund të jetë një drejtori e veçantë e pavarur, sikundërse ka qenë edhe gjatë qeverisë Berisha.
Administrata Publike përsëri do të funksionojë si një drejtori e pavarur, DAP, sikundërse ka qenë më përpara, ndërsa edhe Çështjet Vendore nuk do të kenë më ministri.
Burimet brenda kryeministrisë thonë se kjo ministri i kreu funksionet e saj me përfundimin e reformës territoriale. Me të njëjtën logjikë është shkrirë edhe ministria e marrëdhënieve me parlamentin.
Tashmë që socialistët drejtojnë vetë edhe qeverinë, edhe kuvendin nuk ju duhet më një ndërmjetës mes dy palëve, siç bënte Felaj, kur Meta drejtonte kuvendin dhe LSI kishte vota përcaktuese në parlament.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11322
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha bllokon foltoren dhe e kthen Kuvendin në bashkëbisedim me socialistët e ndjekësit në FB: Rama e Dumani do përballen me ligjin! I përgjigjet për ‘bufin e kënetës’: Zog sqepkuq
17 Shkurt, 16:49
-
Zbardhen të tjera argumente të mbrojtjes së Veliajt për Apelin: SPAK regjistroi procedimin jashtë afatit, iu deshën 7 muaj pas kallëzimit anonim! Vila në Qerret nuk është e tij, s’ka prova
17 Shkurt, 16:36
-
Izraeli i uron Kosovës pavarësinë në gjuhën shqipe
17 Shkurt, 16:28
-
17-vjetori i Pavarësisë, Erion Veliaj nga qelia: Një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara
17 Shkurt, 16:28
-
Flamuri i Kosovës ngrihet mbrapsht në ceremoninë shtetërore
17 Shkurt, 16:24
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Papa Françesku vijon i shtruar në spital, Vatikani: Vuan nga një infeksion baterial në mushkëri, s'dihet kur mund të dalë
17 Shkurt, 16:13
-
Dizanji i ri i ‘NEWBORN’, Rama: Ua heq me kënaqësi kapelen autorëve të këtyre gërmave monumentale
17 Shkurt, 16:13
-
Lezhë/ Xhelozia arrin kulmin, 30-vjeçari i vë përgjues të fejuarës në banesë, Policia e merr nën akuzë pas denoncimit
17 Shkurt, 16:09
-
Kuvend/ Berisha nuk lëshon foltoren, Spiropali: Po më kujtoni zotin Shehaj, nuk është kujtim i bukur! Ndërpritet seanca
17 Shkurt, 16:07
-
Eksportet më mirë, por ende larg vitit 2023! INSTAT: Vijon kriza e fasonerisë, në janar tekstilet ranë 2.3%
17 Shkurt, 16:02
-
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio mbërrin në Arabi, nis takimet për negociatat e paqes në Ukrainë! Pritet të diskutohet armëpushimi brenda Pashkëve
17 Shkurt, 16:01