TIRANE - Qeveria jep 5 milionë lekë ndihmë për familjen e të ndjerit Adem Tahiraj, kryekomisarit të Shijakut i cili u vra në krye të një aksioni policor pak ditë më parë nga Ilir Xhakja. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme dhe është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë.
Dhënia e ndihmës në këtë vlerë bazohet në disa nene të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor në vend dhe ligjit për buxhetin e shtetit të 2012, -thuhet në vendimin e qeverisë.
Fondi prej 5 milionë lekësh do përballohet nga fondi rezervë i qeverisë, kurse për zbatimin e saj ngarkohet Ministria e Financave dhe ajo e Brendshme.
Kryekomisari Adem Tahiraj, 49 vjeç ra në krye të detyrës, ndërsa la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com