TIRANE- Lufta kundër korrupsionit, është një ndër pesë rekomandimet e ministrit të Drejtësisë për kryeprokurorin Adriatik Llalla. Në një takim zhvilluar ditën e djeshme u prezantuan rekomandimet e qeverisë për punën e akuzës, ndërsa vetë ministri Naço, komentoi fjalët e presidetit për gjyqësorin duke parë si të nëvojshme vijimin e reformave.
“Krahas rezultateve që ka sistemi gjyqësor, ka edhe probleme të shumta, mjafton t’i referohemi fjalës së Presidentit të Republikës që thotë se gjyqtarët në mëngjes nuk mendojnë si të fillojnë punën, por duke marrë një zarf. Situata është shumë e rëndë kur e thotë presidenti, kryetari i KLD-së. Besoj që ka informacionin e nevojshëm që sistemi në Shqipëri ka akoma vend për t’u reformuar, pasi problemet janë të shumta.”-deklaroi ministri Naço.Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço prezantuan rekomandimet e Këshillit të Ministrave.
“Në vizionin tonë, për të garantuar rritjen e efiçencës hetimore, qëndron vullneti i palëkundur politik për të dhënë siguri dhe progres në: Forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë; Luftën kundër korrupsionit; Luftën kundër krimit të organizuar; Respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; Forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional”, - u shpreh ministri. Ndërsa kryeprokurori cilësoi si një ndër prioritetet themelore të punës luftën kundër korrupsionit, e cila do të sillte përmirësimin e gjithë elementëve.
Shkrimi u publikua sot (22.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com