Qeveria afgane: Komando shqiptar
u vra në sherr, jo në sulm

Qeveria afgane: Komando shqiptar <br />u vra në sherr, jo në sulm
KABUL - Një version i çuditshëm është dhënë nga qeveria afgane në lidhje me vrasjen e komandos shqiptar Feti Vogli dy ditë më parë në Kandahar.
Një zëdhënës i qeverisë afgane ka pohuar se të shtënat me armë ndodhën pas një sherri.
Qeveria afgane ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Kandahar, ku humbi jetën ushtari i Forcave Speciale, Feti Vogli dhe u plagos nëntetari Aleksandër Peçi.
Mediat afgane citojnë zëdhënësin e qeverisë, Zalmay Ayubi, i cili e përjashton sulmin si terrorist dhe thotë se ngjarja po hetohet. Ayubi i ka thënë agjencisë afgane të lajmeve Pajhëok se ngjarja ka ndodhur pasi një polic afgan ka pasur përplasje verbale me ushtarët shqiptarë.
“Incidenti ndodhi në Robat, në zonën e Spin Boldak të hënën. Incidenti ndodhi pasi një polic afgan pati një përplasje verbale me ushtarët shqiptarë. Një ushtar u vra, dhe tre të tjerë u plagosën, duke përfshirë dhe një amerikan. Përjashtojmë mundësinë e një sulmi terrorist, dhe incidenti po hetohet”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i qeverisë afgane. Agjencia afgane e lajmeve vijon të shkruajë se ISAF e ka konfirmuar ngjarjen, po nuk ka dhënë detaje të tjera.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje