TIRANE- Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale”. Me miratimin e këtij projektligji, vepra penale e korrupsionit do të hetohet dhe shqyrtohet nga Gjykata e Krimeve të Renda. Duke filluar nga java që vjen Krimet e Rënda kanë autorizim për të proceduar deputetët dhe gjyqtarët.
Miratimi i planit të veprimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në të cilin janë përcaktuar hapat konkretë që duhen ndjekur përgjatë muajve në vijim, me fokus luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kështu, ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale synojnë përfshirjen në kompetencën e Gjykatës së Krimeve të Rënda të veprave penale në fushën e korrupsionit, si dhe përcaktimin e dhënies së autorizimit për të proceduar në rastet e: arrestit, ushtrimit të kontrollit personal ose të banesës, për deputetin, gjyqtarin, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarin e Gjykatës së Lartë.
Ky projektligj i cili do t’i propozohet Kuvendit për miratim, synon zbatimin e masave parandaluese me karakter pasuror, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarisë ekonomike, tregtare dhe profesionale, si dhe nëpërmjet konfiskimit të pasurisë ndaj personave, mbi të cilët ekziston një dyshim i arsyeshëm për kryerjen e veprave penale në fushën e korrupsionit.
Tjetër vendim i miratuar në mbledhjen e qeverisë është miratimi në parim i marrëveshjes me KE për programin ndërkufitar me Kosovën.
Objektivi i përgjithshëm i këtij programi bashkëpunimi, që do të mbështetet nga fondet financiare të IPA-s për vitin 2012, është promovimi i veprimeve të përbashkëta ndërmjet njerëzve, komuniteteve dhe institucioneve të zonave kufitare, me synim arritjen e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë, zhvillimit të qëndrueshëm, stabilitetit dhe prosperitetit në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Me vendimin qeverie familjes së ish-të dënuarit politik, të ndjerit Lirak Bejko, i jepet ndihmë financiare 500 000 lekë.
Këshilli i Ministrave ka mirtuar gjithashtu transferimin e pronësisë të “Dampa e hirave – TEC” tek bashkia Elbasan për landfillin rajonal.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com