Qeveria, Berisha merr në mbrojtje
LSI-në: Duan t’i faturojnë drogën

Qeveria, Berisha merr në mbrojtje<br />LSI-në: Duan t’i faturojnë drogën
Ish-kryeministri Berisha nuk e ka kursyer zellin e tij për të mbrojtur menjëherë Metën dhe LSI-në pas tensioneve të fundit brenda koalicionit qeverisës. Me një postin në Facebook, Berisha thoshe se Rama kërkon t’i faturojë Metës mos arrestimin e Balilit.

“Edi Rama do me çdo kusht të lidhë Ilir Metën dhe LSI-në me drogën. Ky vendim in-ekstremist i Edi Ramës është paraprirë nga përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për t'i faturuar Ilir Metës, Eskobarin e Ballkanit.

Muaj më parë sapo doli emri i Eskobarit, Rama jo vetëm përhapi fotot e inaugurimit të Santa Quaranta, ku ishte i pranishëm Ilir Meta, por ai informoi trupin diplomatik dhe mediat se Klement Balili, sipas të dhënave të sigurta të policisë mbrohet nga Ilir Meta madje edhe fshihet prej tij, çka vështirësinë dhe bën pothuaj të pamundur arrestimin e tij.

Por shpejt, ky variant i mbijetesës së Balilit të fshehur nga Meta, ju kthye Ramës në bumerang. Kjo sepse, në rast se Meta pengonte arrestimin e Balilit, do të thotë që Rama, për hir të qeverisjes, nuk arrestonte Balilin, kështu që aleanca ishte e tëra në kurriz të Balilit.

Përveç kësaj, Meta vet nuk kishte asnjë fuqi ekzekutive mbi policinë as ta pengonte dhe as ta urdhëronte, kështu që ishte e qartë se Balili mbrohej direkt nga Edi Rama për të akuzuar Metën ose për të ndarë me të vet dhe familjarët e tij milionat e eurove të krimit”,-shkruan ndër të tjera.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës, Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës

Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës, Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës