TIRANE- Çështja e mbylljes së ambasadave shqiptare në rajon u bë objekt debati ndërmjet Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe deputetin e opozitës Albo Bumçi. Anëtari i Komisionit të Integrimit kërkoi sqarime për mbylljen e ambasadave shqiptare në rajon. Si përgjigje, Bushati renditi disa nga vendimet e marra nga qeveria Berisha ku thuhej se do të hapeshin tri ambasada shqiptare në tri vende të botës, por që nuk janë hapur as një herë. Në vijim të përgjigjes së tij, shefi i diplomacisë shqiptare theksoi se procesi i mbylljes së ambasadave nuk ka nisur ende, por duke shtuar se ato seli diplomatike të cilat nuk e justifikojnë veprimtarinë e tyre të punës, do të shkojnë drejt mbylljes pasi sipas tij, ambasadat nuk duhet të perceptohen më si konvikte.

Ministri Bushati bëri me dije se ish-qeveria ka abuzuar gjatë tete viteve jo vetëm me emërimet në ambasada por edhe me vendimet për hapjen e përfaqësive të reja në botë. "28.05.2012 vendim i Këshillit të Ministrave. Hapja e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në Estoni. E firmosur. Ku është amabasada jonë në Estoni? Hapja e ambasadës shqiptare në Norvegji. Ku është në Norvegji ambasada shqiptare? Hapja e amabasadës shqiptare në Republikën Islamike të Pakistanit.

Ku ëhstë se unë nuk e di që të ekzistojë? Kjo Ministria e Punëve të Jashtme sikur të ketë një thes aty të madh që fut dorën secili dhe nxjerr nga një lodër për vete. Keni bërë emërime pas 23 qershorit dhe po ju them që kostoja e emërimeve tuaja deri tani është rreth 30 mijë euro”, theksoi ministri Ditmir Bushati. Debati për mbylljen e disa ambsadave shqiptare nisi rreth 2 javë më parë ku vet Ministri i Jashtëm e konfirmoi këtë fakt.

Shkrimi u publikua sot (20.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)