“Në këtë fazë të dialogut politik inkurajimi im mbetet shndërrimi i kësaj klime në normalitet demokratik dhe me rezultate konkrete në funksion të detyrimeve kushtetuese dhe interesave madhore të vendit”, u shpreh Topi.
Ai theksoi se viti 2012 mbart një specifikë të veçantë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, pasi përkon me 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe krijimit të shtetit shqiptar dhe sfida kryesore është nderimi i merituar i këtij viti jubilar përmes marrjes së statutit të vendit kandidat në BE dhe forcimin e demokracisë funksionale, si një garanci për stabilitet.
“Gjatë këtij viti, Shqipëria do të ketë zgjedhjet e reja presidenciale, dhe unë, konfirmoj edhe njëherë se vazhdimisht kam nxitur e mbështetur modelin e rrotacioneve demokratike në krye të institucioneve”, tha presidenti.
Në pritjen festive ministri Haxhinasto ka qenë i vetmi përfaqësues i qeverisë, ndërkohë tradicionalisht në të marrin pjesë drejtues të qeverisë dhe të Kuvendi.
(aq/shqiptarja.com)
