'Qeveria braktis nxënësit', PD akuza para fillimit të vitit të ri shkollor: Shkollat të dëmtuara nga tërmeti, paaftësi dhe dështim i Ramës

Partia Demokratike akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama se kur ndodhemi dy javë para hapjes së shkollave ato nuk janë gati të mirëpresin nxënësit. Kjo sepse ata janë të dëmtuara nga tërmeti dhe ndryshe nga premtimet nuk është bërë rikonstruksioni. Sipas Lindita Metaliaj, ish-deputet e PD-së, Rama nuk kujdeset për fëmijët e shqiptarëve pasi të vetët dhe të bandës së tij shkojnë në shkolla private brenda dhe jashtë vendit.

"Jemi vetëm dy javë nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe shkollat e qytetit të Lezhës nuk janë gati për të hapur dyert dhe për të mirëpritur nxënësit me 14 shtator.

Kjo tregon edhe njëherë që Edi Rama mashtroi, gënjeu shqiptarët dhe lezhjanët kur premtoi se të gjitha shkollat që janë dëmtuar nga tërmeti I 26 nëntorit do të rihapen me fillimin e vitit të ri shkollor.

Kjo tregon dështimin dhe paaftësinë e qeverisë së Ramës dhe papërgjegjshmërinë e tij personale, për sa kohë që prioritet I kësaj qeverie nuk janë fëmijët tanë, nuk janë fëmijët lezhjanë, nuk është arsimi, sepse ata dhe banda e tij qeverisës në pushtet, fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla private brenda dhe jashtë vendit.

Për ta konkretizuar këtë, unë sot ndodhem pranë shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, shkollë kjo e cila ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit, por që siç e shihni dhe ju vetë, është miratuar për shembje por shkolla është akoma në këmbë. Jo vetëm që nuk është shembur, por nuk është marrë asnjë masë për të zgjidhur problemin.

Kjo shkollë ka 620 nxënës të cilët pas tërmetit të 26 nëntorit janë transferuar në shkollën “Beslidhja”, por që vetë shkolla “Beslidhja” aktualisht ka 700 nxënës dhe vetëm 26 klasa. Pra, nëse do ti bashkojmë nxënësit e të dy shkollave bëhen afro 1400 nxënës. Do të shkojnë me turne të stërzgjatura që do të përfundojnë në orë të vona të darkës duke sjellë një strapacim dhe problematikë të jashtëzakonshme për prindërit, mësuesit por edhe vetë nxënësit.

Dhe sikur të mos mjaftonte kaq, Zyra Arsimore Vendore Lezhë, me datë 21 gusht i bën një shkresë-kërkesë bashkisë Lezhë me anë të së cilës i kërkon që të marrë të gjitha masat për sistemimin e ambientit të ndërtesës së vjetër të gjimnazit “Hydajet Lezha” në mënyrë që të bëhet gati për të pritur nxënësit e shkollës “Gjergj Kastrioti”. Dhe bashkia Lezhë, sikur ka rënë nga hëna, me datë 28 gusht i kthen përgjigje Zyrës Arsimore Vendore që ka përcjellë kërkesën e tyre për alokimin e fondeve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave dhe po pret një përgjigje nga ana e tyre.

Pra, shikoni ku jemi katandisur!

Ka një moskordinim nga ana institucionale. Ka një gjumë total nga ana e pushtetit vendor, pushtetit qendror dhe e gjitha kjo do të rëndojë në kurriz të fëmijëve tanë, të fëmijëve lezhjanë.

Nuk është problemi vetëm tek shkolla “Gjergj Kastrioti”. Është edhe shkolla e Shënkollit, shkolla e mesme “Llesh Nik Daka”, e cila është shembur, po rindërtohet por që edhe ajo shkollë nuk do të hapë dot dyert për fëmijët me 14 shtator.

Problem tjetër gjithashtu është edhe konvikti i shkollës së mesme “Kolin Gjoka”. Ai konvikt pret çdo vit 52 nxënës por që këtë vit nuk do të hapë dyert dhe për të nuk ka zgjidhje.

Një problem tjetër është edhe një kopësht fëmijësh në fshatin Kallmet i Vogël që edhe për atë nuk ka zgjidhje. Fëmijët janë transferuar në një kopësht tjetër, por akoma nuk dihet se çfarë do të bëhet me këtë kopësht.

Pra e gjitha kjo tregon edhe njëherë krizën e thellë sociale dhe arsimore që është në Lezhë dhe kjo ka vetëm një shkaktar: Shkaktari kryesor është Edi Rama dhe banda m të cilën qeveris.

Ndaj në emër të Partisë Demokratike dhe qytetarëve të Lezhës unë i bëj një apel Edi Ramës dhe i them të kthejë vëmendjen nga Lezha, të kthejë vëmendjen nga fëmijët tanë sepse jeta dhe shëndeti i tyre është prioriteti numër një.

Por për sa kohë që ai është shkaktari, nuk mund të jetë edhe zgjidhja.

Zgjidhja është një dhe e vetme: Largimi një orë e më parë i Edi Ramës, rikthimi i normalitetit dhe rindërtimi i vendit.

Faleminderit!"-shkruan Lindita Metaliaj.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 31/08/2020 14:01

    Sa ju dhimset ky milet?????????????????? Ka shtat vjet qe nuk i ze gjumi te shkretet. Ejani e hidhini nje sy shkolles ne marikaj edhe do shikoni se cfar behet ketu. Ju qe sot vetem shani e akuzoni e ndertuat para 10 vitesh dhe u demtua nga termeti. Duhet qe prokurria te hapi letrat e te gjej pergjegjesit e te japin llogari per amortizimin e saj. Sa per qeverin po punon mjaft Mir megjithese ne kushte te veshtira prej pandemis.shqiperia nga 25 vjet eshte punuar vetem per te shkaterruar dhe tani Jo cdo gje behet ne nje dit. Shqupi cfar do qe te fabrikoj se beson njeri. Kete do ta shikoi ne pranveren e vitit 2021.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja