Qeveria Britanike rrëzon peticionin
me 4 mln firma për referendumin II

Qeveria Britanike rrëzon peticionin<br />me 4 mln firma për referendumin II
Qeveria britanike ka rrëzuar peticionin e nënshkruar nga më shumë se 4.1 milion persona për mbajtjen e një referendumi të dytë lidhur me daljen e vendit nga BE.

Një email i dërguar të gjithë nënshkruesve thekson se qeveria dhe kryeministri e kanë bërë të qartë se ky do të ishte një votim që ndodh një herë në jetën e një brezi. “Vendimi duhet të respektohet. Tani duhet të përgatitemi për procesin e daljes nga BE”- thuhet në përgjigjen zyrtare të qeverisë.

Në referendumin e muajit të kaluar, britanikët votuan me 52% pro daljes nga unioni. Vendimi i qeverisë vjen pas deklaratës së presidentit amerikan Barak Obama në samitin e NATO-s në Varshavë, i cili tha se Britania do të dalë nga BE pavarësisht spekullimeve. 
firmat e referendumit

(Peticioni për referendumin e dytë në Britaninë e Madhe)

Peticioni online mblodhi më shumë se çdo peticion tjetër që është organizuar ndonjëherë në websajtin e parlamentit britanik. Por në përgjigjen e saj zyrtare, Foreign Office thotë se ligji mbi rregullat e referendumit nuk specifikon kritere për pjesëmarrjen minimale apo diferencën e fitores.

Ajo thekson se referendum ishte ushtrimi më demokratik i votës në historinë britanike me më shumë se 33 milion njerëz që patën mundësinë të thonë fjalën e tyre.

Gjithsesi në email thuhet se peticioni do të merret në konsideratë për një debat në komisionin e posaçëm parlamentar duke qënë se ka mbledhur më shumë se 100 mijë nënshkrime.

Përsëritja e referendumit u kërkua me argumentin se diferenca mes "Po" dhe "Jo" qëndrimit në BE ishte e ngushtë. Qeveria Britanike ka sqaruar se tani është koha për të dalë nga BE dhe për të siguruar më të mirën për popullin britanik.  
 
Referendumi i 23 qershorit shënoi një pjesëmarrje prej 73 përqind, nga të cilët 17.4 milion votuan në favor të Brexit, e përkthyer në përqindje 52% pro daljes nga BE, ndërsa 48 ishin kundër largimit nga Bashkimit Europian.
 
Ndërsa sot në Green Park të Londrës është paralajmëruar një protestë nga mbështetës të "Remain" (qëndrimi në BE). 

britani e madhe
(Protestat për qëndrimin e Britanisë në BE)

Një tubim u mbajt në Londër më 3 korrik, ku më shumë se 40.000 njerëz marshuan përmes kryeqytetit britanik për të shprehur zemërimin e tyre kundër daljes nga BE. Ata mbanin në dorë flamuj të BE dhe thërrisnin "Ne duam BE-në".

Rezultati i referendumit shkaktoi edhe dorëheqjen e kryeministrit David Cameron.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli