Qeveria dëmshpërblen
investitorët me 1.9 mln USD

Qeveria dëmshpërblen<br />investitorët me 1.9 mln USD
TIRANE-Këshilli i Ministrave ka vendosur dje të paguajë 1.86 milionë dollarë në formë detyrimi për investitorët italianë I.C.M.A. s.r.l. dhe AGRI.BEN. s.a.s., ortakë në në ish-shoqërinë e përbashkët "Pranvera" sh.p.k., Sukth, Durrës. Për vlerën është rënë dakord më negociim me këta investitorë dhe ajo do të paguhet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2012.

Historia e kësaj shoqërie nis në nëntor të vitit 1992, kur italianët nga Mantova morën me koncension për 90 vjet 600 hektarë troje bujqësore në Hamallaj, Sukth e Rushkull, me qëllim prodhimi dhe eksporti të produkteve bujqësore e blegtorale, por më pas gjithshka u ndërpre për faj të palës shqiptare. Për disa vjet, pati konflikte mes dy palëve dhe procesi u ndërpre më 1997. Më pas, në këtë rajon u krijua një kamp për refugjatët e luftës së Kosovës dhe u ndërtuan banesa pa leje, duke e bërë të pamundur rifillimin e operacioneve bujqësore. Pala italiane kishte kërcënuar me gjyq, por qeveria ka pranuar të paguajë dëmshpërblim.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat