'Qeveria dështoi me sportin', PD: Rama gënjeu sportistët me lugën e 'florinjtë' bosh

'Qeveria dështoi me sportin', PD: Rama gënjeu sportistët me lugën e 'florinjtë' bosh

Nëpërmjet Artan Pogonit, Partia Demokratike, bën akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama në lidhje me sportin. Petagogu i sporteve, trajneri dhe anëtar i këshillit kombëtar të PD-së thotë se kryeministri i gënjeu shqiptarët dhe sportistët me lugën e 'florinjtë' bosh të Rilindjes.

Sipas Pogonit sporti mezi mbijetonte para pandemisë, ndërsa tani investimet janë qesharake. Petagogu ndër të tjera thotë se edhe ligji për sportin, i ndryshuar pak ditë më parë, ishte shumë larg asaj që ky komunitet kërkonte.

"Sportin e ka zene virusi qe me 2013, Nga Artan Pogoni, (Pedagog i sporteve, trajner, anetar i Keshillit Kombetar te PD)

Te gjithe shqiptaret qe besuan premtimet e 2013-es, perfshi edhe ato per sportin, po provojne lugen  “e florinjte” bosh te Rilindjes.

Ajo qe kjo qeveri ka bere ne 7 vjet e gjysem per sportin eshte ASGJE.

Programi per sportin rezultoi ne ASGJE.

Ndryshimi ne ligjin per sportin vlejti per ASGJE.

Ndryshimi i sistemit te sponsorizimit apo te subvencionimit te sportit nuk solli ASGJE.

Arroganca dhe mllefi ndaj sportit shpertheu bashke me pandemine dhe kryeministri ne ikje, qe nuk ka bere asgje per sportin, gjeti kohen per te folur per pagesat ne te zeza ne sport.  

Ajo qe i cudit te gjithe eshte heshtja implikuese antiligjore e kryeministrit per 7 vjet e gjysem rreth ketij fenomeni.  Kur e ka ditur per parate ne te zeze pse nuk ka nderhyre per ta ndaluar evazionin fiskal?! Kryeministri ne ikje nuk ka pergjigje per kete pyetje legjitime.

Gjate qeverisjes se tij, kaosi mbizoteron ne çdo institucion qe ka te beje me sportin.

• Ministria pergjegjese per sportin vetem emrin ka te tille, pasi eshte inegzistente dhe e ka lene sportin ne meshire te fatit. Asnje projekt, asnje strategji, asnje ndihme per mijera sportiste e trajnere, per dhjetera klube dhe shoqata sportive qe merren me edukimin sportiv te femijeve dhe qytetareve. Ato mezi mbijetonin para pandemise, imagjinoni ne çfare gjedje jane tani.

• Asnje sportist nuk u fut ne skemat e ndihmes financiare, megjithese nje pjese e tyre jetojne me te ardhurat qe perfitojne nga sporti.

• Financimi i sportit, nga viti 2013 e deri me sot, ka ardhur duke u ulur deri ne nivele qesharake per federata te ndryshme sportive.

• Komiteti Olimpik, i ashtuquajturi edhe “Ombrella e Sportit Shqiptar”, sot eshte ne kaos te plote organizativ, ku Presidenti denoncon ne prokurori per shperdorime Sekretarin dhe Komitetin Ekzekutiv.

• Federatat me te rendesishme ne vend kerkojne anullimin e ligjit te sapomiratuar. Ndryshimet nuk sjellin gje ne dobi te sportit, por i sherbejne vetem pushtetit per te thithur edhe ato pak resurse qe i kane mbetur sportit. Grupet e interesit kerkuan nje tjeter ligj, por tjeter gje miratoi maxhoranca e kartonave.

Eshte per te ardhur keq sesi nje kryeminister me nje te kaluar sportive, sado e pasuksesshme te kete qene ajo, nuk e konsideron fare sportin si nje fushe ku duhet investuar, ne radhe te pare, per mireqenien dhe shendetin e shoqerise.

Qytetaret duhet ta dine se kryeministrit i kane shkuar kerkesa te vazhdueshme per ndrihme nga Federata, Klube apo Shoqata te ndryshme, por ai i ka refuzuar me arrogance, duke u thene se “nuk do te jap asnje lek per sportin”.

Kontrast i jashtezakonshem me 

pjesen tjeter te botes, ku sporti eshte shtylle kryesore per shoqerite e zhvilluara. Megjithese te prekura nga pandemia, vendet e tjera nuk e kane lene menjane zhvillimin e aktiviteteve sportive apo ndihmen ndaj strukturave sportive. Ne kete situate te zymte, sporti shikohet kudo si nje drite shprese per njerezimin. Vetem ne Shqiperi ndodh ndryshe, sepse nuk ka nje kryeminister dhe nje qeveri qe kujdeset per qytetaret e vet.

“Ndihmo sot sportin, qe sporti te ndihmoje neser shoqerine ku jeton”, eshte nje aksiome qe kerkon kurajo, deshire, vullnet dhe strategji per ta ekzekutuar. Ky kryeminister nuk ka asnjeren nga keto. Ai as nuk di, as nuk do qe ta ndihmoje sportin."

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja