Qeveria dhe PD, përplasje pas
vendimit për “Nëpunësin Civil”

Qeveria dhe PD, përplasje pas<br />vendimit për “Nëpunësin Civil”
TIRANE- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e aktit normativ të qeverisë për “Nëpunësin Civil” që kërkonte shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për gjashtë muaj, është komentuar në mënyra të ndryshme nga ana e politikës shqiptare në pozitë dhe opozitë. Kryeministri Edi Rama, ndonëse është i bindur se vendimi nuk ka qënë i drejtë, ai tha se do ta zbatojë. “Ne jemi absolutisht të bindur që gjykata s’ka marrë vendimin e drejtë, por është vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ne e respektojmë këtë vendim. Për aq sa ka pasur në kompetencë gjykata që për ne nuk është i drejtë, por në fund të ditës, çdo vendim gjykate është gjykate e ndryshe nga ata që ishin deri dje, ne as do ngrihemi e të themi një mijë e një të zeza për gjykatësit e as do i themi persidentit “ti je një horr bulevardi”, ka thënë Rama.

Duke nënvizuar se ideja për reformë tërësore në drejtësi s’buron nga dëshira për hakmarrje apo për të marrë nën kontroll drejtësinë. Ndërsa kreu i PD duke iu referuar vendimit të Kushtetueses që rrëzoi Aktin Normativ, tha se i hap rrugë hyrjes në fuqi të ligjit për Nëpunësin Civil. Ai tha se po përgatitet nisma ligjore për frenimin sipas tij të shkatërrimiit të administratës publike nga Qeveria.

“Spastrime të paligjshme në administratën publike kanë vazhduar dhe kur Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e Aktit Normativ të Qeverisë për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për Nëpunësin Civil. Për rrjedhim anulimin e të gjithë efekteve që ky Akt, tashmë haptazi antikushtetues ka prodhuar gjatë këtyre tre muajve të Qeverisjes”, tha Basha.
 
Kushtetuesja, e rrëzoi kërkesën e PD për pezullimin e aktit normativ
Në fillim Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e PD për pezullimin e aktit normativ për ligjin e nëpunësit civil duke lënë të kuptohet se do ketë një rrëzim tërësor dhe të ankesës që kërkonte ta shpallte antikushtetues në tërësi ligjin. Vendimi u lexua nga kreu i Gjykatës, Bashkim Dedja, duke treguar solemnitetin e kësaj gjykate. Para vendimit të gjykatës, përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso ka theksuar se akti normativ shpërfill Kuvendin dhe cenon pavarësinë e pushteteve, ndërsa shtoi se akti ka hedhur poshtë një ligj të miratuar me shumicë të cilësuar në Parlament.

Ndërsa përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Edlira Jorgaqi, ka kërkuar rrëzimin e kërkesës së PD-së për aktin normativ, pasi  sipas saj nuk është e mbështetur në ligj. Sipas saj, qeveria ka të drejtë të miratojë një akt normativ me fuqinë e ligjit dhe ky akt është miratuar dhe në Kuvend. Pas vendimit, ka reaguar edhe deputeti i PD, Eduard Halimi, që tha se qeveria u bë qesharake në parashtrimin e kërkesës para Kushtetueses, ndërsa ishte optimist për një vendim të drejtë nga Gjykata pas shqyrtimit të çështjes në themel. Dhe optimizmi i ministrit të Drejtësisë, Halimi doli i vërtetë.


Shkrimi u publikua sot (05.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit