Qeveria do të transformojë 99
monumente në bare e disko

Qeveria do të transformojë 99<br />monumente në bare e disko
TIRANË - Qeveria shqiptare ka vendosur të japë me koncesion të gjitha kalatë dhe monumentet e kulturës në vend. Kryeministri Berisha e konfirmoi këtë fakt në mbledhjen e së mërkurës me kabinetit qeveritar. Ai ka vlerësuar nismën për koncesionet të ndërrmarrë nga ministria e kulturësm ndërsa ka deklaruar se mirëpret edhe kritikën. Por, sipas Berishës, privatizimi është zgjidhja e duhur për të mos shkatërruar kulturën dhe historinë.
“Cila është kështjella më e ruajtur, ajo që është e banuar apo ajo që është e pabanuar. Pse shumica e kështjellave në Shqipëri janë të banuara dhe disa të tjera që janë të shkreta nuk u dashka që për to të ketë disa rikonstruksione të lehta për tu përdorur dhe për të kënaqur vizitorin. Cili ëhstë ai që nuk shkon në kalanë e Beratit për të shijuar një drekë të mrekullueshme. Kalatë nuk kanë qene varreza, kanë qenë mburoja të qendër së banimit. Në qoftë se ato sot përshtaten sipas kritereve dhe kushteve, pse të rrënohen , përkundrazi le të shfrytëzohen shumë më mirë dhe të krijohen disa të ardhurave. Askush nuk duhet të ketë frikë nga liria, e përdorur sipas ligjeve dhe kritereve të caktuara, pra me këto ligje ne shënojmë një hap të rëndësishëm në platformën tonë të dorëzimit, qytetarëve shqiptarë, individëve të menaxhimit të vendit”, deklaroi kryeministri.

Në këtë linjë ai qëndroi edhe lidhur me të tjera privatizime në vend, sikundër do të ndodhë më Albetrol apo me pyjet.

LAJMI NË SHQIPTARJA.COM
Ditë më parë gazeta Shqiptarja.com publikoi vendimin e ministrisë së kulturës për privatizimin e monumenteve. Në intervistën për "Shqiptarja.com", drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës tregon se projektet janë përfunduar pas konsultimeve me Ministrin e Kulturës Si shembull analog, akademiku sjell Italinë, ku sipas tij ndodh e njëjta procedurë me dëshmitë monumentale që vinë nga historia e vjetër.


FORMA E KONCENSIONIT
Në Lezhë do të shfrytëzohet rreth 10% e ambientit të kalasë në pjesën e sipërme, në Ndroq ka një koeficient shfrytëzimi diku te 15%. Këtë ide kishte edhe një këshilltar për monumentet e kulturës në UNESCO. Do të kemi një piktë të re të ndërtuar, ku do të ketë sallë konferencash, ekspozita arkeologjike, njëkohësisht edhe një bar restorant në të. Për sa i përket kalasë së Lezhës, do të sistemohet terreni dhe muret, të cilat do i mbulojë investuesi. Do të ketë edhe aty një muze arkeologjik, një muze etnografik, do të ketë vetëm dy dhoma fjetje për VIP-at dhe një bufe me dimensione të reduktuara. Nëse bëhet një sondazh me opinionin publik, nuk do të pranonin që pasi të ishin ngjitur në kala të mos kishte një bar kafe. Faktikisht, ne kemi në Bylis një restorant, do të thosha jo aq i përshtatshëm. Në Apoloni janë dy. D.m.th. kjo nuk është një eksperiencë që nuk ekziston në vendin tonë. Ne do të mundohemi ta disiplinojmë në bazë të projekteve të qarta, me miratim brenda kuadrit ligjor dhe njëkohësisht të kalojë nëpërmjet instancave përkatëse. Unë e kam përgatitur projektin dhe besoj se këto ditë do ta dërgoj në ministri, ku do të diskutohet çdo pikë e tij. Ky projekt nuk është ide vetëm e imja, por kolegjiale.
Sjell Italinë si shembull, ku 20% i ka të ardhurat nga shteti, ndërsa 80% janë ose nga donatorët ose investitorët privatë, të cilët përdorin monumentet.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset