Qeveria do të ulë tatimin mbi pagat, burime: Po diskutohen nivele të reja, reduktohet informaliteti dhe nxitet konsumi

Pas vendimit të qeverisë për të rritur pagën minimale në shkallë vendi nga 26 mijë lekë që është aktualisht në 30 mijë lekë në vitin që vjen, vendimi tjetër që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt është ulja e tatimit mbi të ardhurat personale. Ky vendim ishte njoftuar më herët nga kryeministri Edi Rama teksa pohonte se do të ketë një rishikim të tatimit progresiv.

 “Sa i takon taksës progresive, po jemi duke bërë një plan dhe sapo ta kemi gati do ta ndajmë me ju”, u shpreh kryeministri në konferencën e 29 shtatorit.

Në fjalën e tij kryeministri Rama nuk bëri të ditur se për çfarë bëhej fjalë konkretisht, por burime nga Ministria e Financave pohojnë se do të ketë një rishikim në ulje të të pragjeve të tatimit, por ende nuk janë vendosur se cilat do të jenë fashat e reja.

Fokusi i këtij vendimi është rritja e konsumit dhe lehtësimi i barrës për shtresën e mesme. Një masë e tillë ndërmerret edhe për të ulur shkallën e informalitetit në vend, dhe problemet më të mëdha janë konstatuar tek pagat e larta.

Aktualisht të punësuarit në vend paguajnë 2 fasha tatimi. Të gjithë të punësuarit që marrin mbi 30 mijë lekë e deri në 150 mijë lekë paguajnë 13% mbi të ardhurat, ndërsa ata që marrin mbi 150 mijë lekë paguajnë 23% tatim.

Në 2 vitet e fundit ka pasur ndryshime për punonjësit, pasi në 1 janar 2019 hyri në fuqi vendimi për të rritur pragun e pagave që tatohen me 23% nga rroga 130 mijë lekë në 150 mijë lekë. Më pas në 1 janar 2020 qeveria vendosi të tatojë vetëm një herë të gjithë të dy-punësuarit për totalin e pagave të tyre. Ishin 24 mijë persona që ju nënshtruan këtij vendimi. Ata që u prekën më së shumti ishin të dy-punësuarit me paga të larta, konkretisht nëse një person merrte 80 mijë lekë në një unë dhe 70 tek tjetra u detyrua të paguaj tatim 23%. Aktualisht në vend janë 13.646 qytetarë që marrin paga mbi 150 mijë lekë dhe tatohen me 23% për të ardhurat aq sa një biznes i madh.  Sipas burimeve një vendim i tillë do të formalizojë edhe profesionet e lira, që deri më tani nuk kanë deklaruar fitimin real për shkak të tatimit të lartë.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje