Qeveria: Drejtori i Policisë do ruhet
2 vjet pas përfundimit të mandatitShpronësime për shëtitoren në Himarë

Në mbledhjen e radhës Këshilli i Ministrave nën drejtimin e zv. kryeministri Niko Peleshi ka marrë disa vendime të rëndësishme.
 
Qeveria ka miratuar udhërrëfyesin e politikës së investimeve duke synuar që të garantojë një sistem efikas, efektiv dhe transparent për tërheqjen dhe kryerjen e investimeve, të modernizojë kuadrin ligjor për investimet në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të promovojë zhvillimin dhe zbatimin e standardeve e të praktikave më të mira ndërkombëtare në lidhje me investimet.
 
Një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e sotme ishte edhe ai për trajtimin e veçantë të drejtorit të policisë së shtetit pas përfundimit të mandatit duke përfituar ruajtjen e afërt fizike, me shoqërues personal, për 2 vjet.
 
Me vendimin e ri ish-Drejtori i Policisë së Shtetit, në rast sëmundjeje, brenda 2 viteve pas lirimit nga detyra, përfiton trajtim financiar për kurim në institucionet e kujdesit shëndetësor në vend ose jashtë vendit.
 
Shpenzimet për kurim në masën 100 për qind përballohen nga fondet e Policisë së Shtetit, gjithashtu ka përparësi për emërimin në funksione këshillimore apo funksione pedagogjike.
 
Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte edhe kalimi në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për shoqërinë “Qendra sportive “Kuq e Zi””, sh.a., të sipërfaqeve 2 711 (dy mijë e shtatëqind e njëmbëdhjetë) m², pjesë e pasurisë 7/6, dhe të sipërfaqes 89 (tetëdhjetë e nëntë) m², pjesë e pasurisë 6/24, në zonën kadastrale 8160, me sipërfaqe të përgjithshme prej 2 800 (dy mijë e tetëqind) m² truall, për t’u përdorur për ndërtimin e objektit “Kompleksi i ri i Stadiumit Kombëtar”.
 
Qeveria vendosi dhënien në përdorim të përkohshëm, nga Ministria e Mbrojtjes Ministrisë së Zhvillimit Urban, për Institutin e Ndërtimit, Tiranë, për një periudhë 30-vjeçare, të objektit nr.2, me sipërfaqe 458 (katërqind e pesëdhjetë e tetë) m2, komponent i pronës nr.90, me emërtim “Reparti ushtarak nr.4400 (Ish-Shtabi i KML-së)”, me vendndodhje në Brar, Tiranë, për ta përdorur në funksion të veprimtarisë së Institutit të Ndërtimit, Tiranë.

Shpronësohen pronarët që preken nga rikonstruksion i rrugës ‘Dervish Hekali’, i hapësirave përreth saj dhe rehabilitimi i fasadave” dhe i rrugës ‘Mujo Ulqinaku’ (segmenti i dytë) dhe rrugës ‘Jakov Mile”në Fier.
 
Gjithashtu janë shpronësuar edhe pronarët që preken nga projekti i rehabilitimit të shëtitores kryesore anës detit në Himarë. Qeveria ka miratuar edhe trajtimin financiar të personave përgjegjës për menaxhimin e operatorit të sistemit të shpërndarjes, sh.a.



d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen