Qeveria e Hawait bën për 'ujë të
ftohtë' qytetarët, alarm për raket

Qeveria e Hawait bën për 'ujë të<br />ftohtë' qytetarët, alarm për raket<br>
Banorët e shtetit të Hawait në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë mëngjes kanë marrë një mesazh paralajmërimi për një gotitje të një rakete balistike. Pak minuta më vonë u shpallu një alarm i rremë, por paniku ishte përhapur në mesazhin e parë të dërguar nga autoritetet.

"Kërcënimi i një rakete balistike në Hawaii, kërko strehim të menjëhershëm, kjo nuk është stërvitje", lexonte mesazhi i cili ishte i shkruajtur të gjitha me shkronja të mëdha. Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave në Hawai ka konfirmuar se ka qenë një gabim dhe nuk ka kërcënim.

Në një deklaratë në internet, Departamenti i Policisë në Hawai tha: "Pika e Paralajmërimit të Shtetit ka lëshuar një Alarm të Raketave gabim! Nuk ka kërcënim për shtetin e Hawait”.

Pas dërgimit të mesazhit të gabuar, kanë arritur ta korrigjojnë 20 minuta me vonesë, ku u kanë dërguar një mesazh tjetër për ta hedhur poshtë alarmin. Në Dhjetor, shteti i Hawait testoi sirenën e alarmit të raketave për herë të parë pas fundit të Luftës së Ftohtë.

Alarmi erdhi mes një kërcënimi në rritje nga programi reaktor dhe bërthamor i Koresë së Veriut. Hawai është shteti më i afërt në Korenë e Veriut.

hawai
(Mesazhi i qeverisë së Hawait për qytetarët)

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'