Qeveria e Kosovë, Doda kritika për
qeverinë:Gratë s'janë përpaqësua

Qeveria e Kosovë, Doda kritika për<br />qeverinë:Gratë s'janë përpaqësua
Deputetja demokrate Mesila Doda ka bërë kritika për qeverinë e re në Kosovë, që në kabinetin qeveritar janë vetëm 2 gra. Në një status në rrjetin social Facebook, Doda shkruan se dhe në Kosovë është përsëritur skema e njëjtë si në Maqëdoni ku nuk është vlerësuar roli i gruas.
 
“Sapo mësova një lajm të papëlqyeshëm nga krijimi i qeverisë së Kosoves. Nga 24 ministra vetëm 2 janë gra, duke ripërsëritur të njëjtën skemë perdorimi dhe mosvlersimi të gruas, siç ndodhi para disa muajsh me partitë shqiptare edhe në krijimin e qeverisë në Maqedoni. Krejt e pamjaftueshme, shpërdoruese dhe e pavlersuar prania e gruas në trevat shqiptare. Asgjë që na largon më shumë me perëndimin se kjo marrdhënie e padrejte dhe e pabarabartë me gjysmën e shoqërisë. Bashkohem me shqetësimin e kolegeve të mia në Kosovë dhe ripërsëris se gratë dhe vajzat duhet ta marrin me forcë hisen që i takon në këtë botë. Për sa kohe do lëmë burrat të marrin vendime për ne do jemi thjesht elemente anësore dhe aspak të domosdoshëm e jetikë në vendimarrje”, shkruan Doda.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim