Qeveria e Kosovës dorëzon në Kuvend dosjen për vettingun në drejtësi

Dosja e vettingut në drejtësi do t’i dorëzohet sot kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Kështu thanë gjatë një konference të përbashkët për media sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Pas një pune intensive, dhe pas konsultimeve me grupe parlamentare, sot po e dorëzojmë në Kuvendin e Kosovës dosjen e dokumenteve të vettingut, përfshirë draftin e amandamenteve kushtetuese për vettingun, projektligjin për vettingun, koncept-dokumentin për vetting dhe po ashtu dokumentin shpjegues lidhur me vettingun të hartuar nga Ministria e Drejtësisë”, tha Haxhiu.

Vettingu është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë. Sipas Haxhiut, dokumentet e dosjes janë "në përputhje të plotë më rekomandimet që kanë dalur nga Komisioni i Venecias”.

"Reforma në drejtësi mundëson që në sistem të mbeten vetëm ata që kanë integritet të lartë moral dhe profesional dhe që pasurinë e tyre mund ta justifikojnë", tha ajo.

Kurti tha se pas konferencës do ta takojnë Konjufcën për t’ia dorëzuar këtë dosje. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë konferencës për media më 18 qershor 2022. Qeveria e Kosovës, më 13 tetor, kishte miratuar koncept-dokumentin për vettingun në drejtësi përmes së cilit synohet të forcohet sundimi i ligjit.

Vettingu me ndryshime Kushtetuese kërkon dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës më herët kishin thënë se Kosovës i duhet vetting sistematik në drejtësi. Ndërkaq Komisioni Evropian kishte kritikuar planin e Qeverisë së Kosovës për të bërë vetting “të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve”, duke thënë se ky do të ishte “burim serioz i shqetësimit”./ REL

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë