/ATSH-B.Jashari/- Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, e zgjedhur të martën e javës së kaluar, do të mbajë sot në mesditë mbledhjen e dytë.
Kryeministri Mustafa të premten e javës së kaluar, menjëherë pas pranim-dorëzimit të detyrës, zhvilloi mbledhjen e parë të qeverisë së tij, ku ka njoftuar Programin e qeverisë të harmonizuar plotësisht mes partnerëve qeveritarë, i cili u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të kabinetit për t'u shqyrtuar nëpër ministri për të identifikuar prioritetet, afatet e realizimit dhe kostot e tij.
Pas këtij shqyrtimi, Programi do të aprovohet nga qeveria dhe do të prezantohet në Kuvendin e Kosovës.
Në angazhimet në vijim të qeverisë së re të Kosovës është edhe përgatitja e Planit Vjetor të Punës për vitin 2015, i cili sipas axhendës së përcaktuar nga kryeministri, duhet të finalizohet deri në gjysmën e muajit janar 2015.
Qeveria këtë javë do të rishqyrtojë dhe do të riprocedojë projektligjet e mbetura në procedurë në Kuvendin e Kosovës
/Shqiptarja.com