Qeveria e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë platforma “Superpuna” e cila ka nisur një vit më parë.
Përmes kësaj platforme, ekzekutivi në Prishtinë subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj, në vlerë prej 264 eurosh. Punëdhënësi, pastaj, ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një ngjarje të organizuar për këtë çështje, tha se me vazhdimin e platformës do të zgjerohet edhe grup-mosha e personave që do të kenë të drejtë të aplikojnë.
“Nga 18 deri në 25 vjeç, tashmë do të zgjerojmë grup moshat e përfituesve nga 18 deri në 29 vjeç”, tha Kurti, duke shtuar se zgjerimi i skemës është bërë për shkak se platforma, sipas tij, ka pasur ndikim të jashtëzakonisht të madh në punësimin e të rinjve.
Nga kjo platformë, sipas Kurtit, janë subvencionuar afër 9.400 persona. Nga ky numër, 3.108 të rinj kanë vazhduar punën duke lidhur kontrata të rregullta me kompanitë private.
“Kjo i bie që 67 për qind e punëtorëve të ndërmjetësuar përmes ‘Superpuna’ kanë vazhduar të qëndrojnë në tregun e punës”, tha Kurti, gjatë konferencës së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Sipas platformës “Superpuna”, pas periudhës gjashtëmujore, punëdhënësi mund të mbajë në punë punëtorin duke nënshkruar kontratë të re, por edhe mund ta shkarkojë.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia në Kosovë është 11.8 për qind./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015
8 Janar, 18:17
-
Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës, Sveçla: I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit
8 Janar, 13:48
-
Prishtinë/ KQZ miraton sot fletëvotimin, nesër fillon votimi jashtë Kosovës
8 Janar, 10:26
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20