Kosova zvarriti procedurat, Festivali 'Sunny Hill' i organizuar nga Dua Lipa zhvendoset në Tiranë! Rama: Do ndriçojë netët e kryeqytetit

Kosova zvarriti procedurat, Festivali 'Sunny Hill' i organizuar nga Dua Lipa zhvendoset në Tiranë! Rama: Do ndriçojë netët e kryeqytetit

Fotografi e realizuar gjatë një edicioni të Sunny Hill

Festivali Sunny Hill nuk do të organizohet në Prishtinë, ka njoftuar më 14 qershor, Dukagjin Lipa, themelues dhe organizator i këtij festivali.

Më pas në faqen zyrtare të festivalit u konfirmua se ky organizim është zhvendosur në Tiranë.

Ai tha se arsyeja e mosmbajtjes së festivalit në Prishtinë është “për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin”.

Në letrën që ai ua ka dërguar krerëve të shtetit dhe zyrtarëve tjerë institucionalë, të cilën e ka publikuar në Facebook, thuhet se edhe pse janë në vitin e tretë të pritjes për përgjigje përfundimtare për dhënien e një hapësirë në shfrytëzim të platformës së festivalit, kjo kohë, sipas tij, ka qenë e pamjaftueshme për institucionet të marrin një vendim përfundimtar, i cili do t’ia lejonte festivalit përgatitjet për mbajtjen e këtij edicioni.

“Sunny Hill Festival ka treguar se nuk ka nevojë për pronë publike për 99 vjet. Ne nuk kemi nevojë për tokën e shtetit, por Prishtina ka nevojë për hapësirë e cila i plotëson kushtet e kërkuara nga performues të rangut botëror dhe festivali ka nevojë për shtëpi të përhershme në qytetin e tij”.

Tutje, ai thotë se vlera e publicitetit ndërkombëtar të krijuar vetëm nga edicioni i fundit i festivalit është llogaritur në vlerën prej 23 milionë eurosh si dobi direkte për imazhin e shtetit, si dhe ka sjell deri në 10 milionë euro për ekonominë e Prishtinës.

“... mbi 50 për qind të pjesëmarrësve në Sunny Hill Festival në çdo edicion kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga më shumë se 40 vende të ndryshme të botës”, tha ai.

Komuna ia lë fajin Qeverisë për shvendosjen e festivalit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se fajtor për këtë është qeveria dhe sipas tij zhvendosja e tij do t’i shkaktojë humbje të mëdha Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asamblistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit”, tha ai përmes një postimi në Facebook.

Gëzim Sveçla, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, tha se duhet të mirëpritet heqja e dorë e Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë.

“Tash çdo gjë është në rregull. Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga ky Festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër, i mëhershëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Prishtina ishte nikoqire e disa prej emrave më të mëdhenj botëror të muzikës, duke përfshirë Miley Cyrus, Dua Lipa, Calvin Harris, Martin Garrix, Action Bronson, dhe dhjetëra artistë të tjerë.

Edicioni i vitit 2020 ishte anuluar për shkak të pandemisë.

Ky festival u themelua nga Fondacioni Sunny Hill, i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.

Edicioni i tretë i festivalet ishte planifikuar të mbahej në Prishtinë nga 4 deri më 7 gusht 2022. Por, tashmë në këto data i njëjti është zhvendosur në kryeqytetin shqiptar./REL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
‘Sunny Hill’ në Tiranë, Veliaj: Në gëzime e sfida shqiptarët do jenë gjithmonë bashkë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përshëndetur organizmin e festivalit ‘Sunny Hill’ në Tiranë.

“Prishtinasit e kosovarët janë edhe tiranas, në gëzime e sfida do të jemi bashkë si shqiptarë të mirë, sot në Tiranë nesër në Prishtinë, por gjithmonë një, gjithmonë bashkë”, shkruan Veliaj.

Ora 20:35
‘Sunny Hill’ në Tiranë, Rama: Lajm i mirë, Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do ndriçojnë netët e kryeqytetit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Festivali "Sunny Hill" do të organizohet në Tiranë. Rama thotë se ky është një lajm i mirë.

“Lajm i mirë. Festivali "Sunny Hill" vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre. S’ka si Tirona jo”, shkruan Rama.

Ora 20:20
Kryebashkiaku i Prishtinës, Perparim Rama: Zvarritjet e Qeverisë e çuan Sunny Hill-in në Tiranë

1655230899_6400d23198b3e63d7abae4dafc1ad4617ddb.png

Sunny Hill Festival, këtë vit do të organizohet në Tiranë. Nw lidhje me kwtw lajm Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama,  ka akuzuar Qeverinë e Kosovës. Ai përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se vendim vjen pas zvarritjeve të Qeverisë.

 “Dështimi i këtij festivali sivjet, është humbje jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë Kosovën. Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asambleistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës”.

“Duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit”, ka shkruar ai.

Por, i pari i Prishtinës pret reflektim nga Qeveria që ky festival t’i kthehet Prishtinës.

“Ne presim që Qeveria të reflektojë dhe Sunny Hill Festival, t’i kthehet shtëpisë së vet, Prishtinës, dinjitetshëm, ashtu siç e meriton secili qytetar i kryeqytetit”, ka shkruar tutje Rama.

E.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 15/06/2022 12:06

    Shume mire qe Sunny hill po mbaht ne Tirane kete vit. Po me vjen keq se vi vetem me 8 ne Tirane. Mire per imazhin e shqiptareve.

    Përgjigju
    • Mirela Leka: 15/06/2022 13:49

      E rendesishme eshte te behet, Dua ndihmon te rinjte me leket e festivalit, pak rendesi se Tirane apo Prishtine. Eshte merite e babait te Duas per organizimin

  • Brandi: 14/06/2022 21:39

    Çka jane k’to bidate muzik festa è birres gra pa mbules k’to jan haram, nuk ka kohe qeveria e kosoves mu marr me k’to haramlleqe, ma mire ne shku njaty ne xhami e me nigjue nej lahije.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë