Qeveria do e presë ditën e verës në Qytetin e Elbasanit. Këtë muaj, mbledhja e Qeverisë do të realizohet ditën e pranverës, me datë 13-14 marsn në qytetin e Elbasanit.

Aktivitetet pritet të fillojnë me datë 13 në orën 12:00, me mbledhjen e Këshillit të Ministrave te Hotel Rozafa dhe do të përfundojnë në orën 17:00, me darkë tek po i njëjti hotel. Kryeministri pritet të mbajë një deklaratë për shtyp për vendimet e marra. Është organizuar gjithashtu një rrugë në Tregan, ku përfshihet një event për agroturizmin në kuadrin e 100 fshatrave.

Të nesërmen, me datë 14, Kumbaro pritet të dorëzojë  çertefikatën e pronësisë së Kishës Katolike që në orën 09:30 të mëngjesit. Më pas, do të zhvillohet një vizitë te Pallati i Sportit, ku do të marrim pjesë Ahmetaj, Kumbaro dhe Klosi.

Aktiviteti do të përfundojë me ecje në bulevard dhe në sokakët e kalasë.

 

d.gj/ Shqiptarja.com