Qeveria e re 'Rama 2', reagimet e
para të ministrave e ish-ministrave

Qeveria e re 'Rama 2', reagimet e<br />para të ministrave e ish-ministrave
Vetëm pak minuta pasi kryeministri Rama bëri publike strukturën e re qeverisëse,jashtë ambienteve të ‘Hotel Sheraton’ i madh ishte edhe interesi për të ditur edhe reagimet e para të ish ministrave dhe ministrave të rinj.  Sikurse edhe në fillim të asamblesë shumë prej tyre ishin shumë të heshtur duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve.

'Suksese të gjithë kolegëve' shprehet Saimir Tahiri, ish Ministër i Brendshëm të cili në mandatin e ri nuk iu besua asnjë post ministror.

Ai po ashtu ka reaguar edhe në rrjetin social FB ku jo vetëm u uron suksese kolegëve por shton se përpara është një rrugë e gjatë.

“Suksese kolegeve. Rruge e gjate perpara” shkruan Tahiri.

Eglantina Gjermeni e cila ka drejtuar Ministrinë e Zhvillimit Urban u shpreh se nuk ishte e zhgënjyer që nuk u rizgjodh në asnjë post ministror dhe i uroi suksese ministrave të rinj.

“Nuk jam e zhgënjyer jam e nderuar që kam qënë ministre. I uroj sukses ministrave të rinj” u shpreh Gjermeni.

Ditmir Bushati i cili u konfirmua në krye të Ministrisë së Jashtme e konsideroi rigjezgjen një vlerësim dhe një përgjegjësi më të madhe.

“Rikonfirmimi është një vlerësim, besoj se është thirrje për përgjëgjësi edhe më të madhe”, thotë Bushati.

Shumë i buzëqeshur ishte Pandeli Majko i cili u zgjodh ministër i Diasporës.

 A jeni i lumtur për detyrën e re? E pyesin gazetarët

‘Po, po shumë i lumtur’, ia kthen Majko duke buzëqeshur së bashku me gazetarët.

Më  i‘ ftohtë’ në përgjigjen e tij ishte  Damian Gjiknuri i cili u rikonfirmua në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës.

‘Asnjë koment’, shprehet Gjiknuri.

Në të njëjtën mënyrë u përgjigj edhe Arben Ahmetaj i cili do të jetë në krye të ministrisë  së Ekonomisë dhe Punës. 'Më lini të kaloj', përgjigjet Ahmetaj.

Gazetarët u munduan ‘të ngacmojnë’ edhe Spartak Brahon i cili u shpreh se do të vijoji të jetë kandidat për deputet i PS-së.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS