Qeveria e re Franceze
aksion kundër romëve

Qeveria e re Franceze <br />aksion kundër romëve
FRANCE - Policia franceze ka ndërmarr një aksion për heqjen e kampeve të jashtëligjshme rome, pasi partia e re socialiste premtoi se do të merrte masa për mbrojtjen e ambienteve publike.
Dy kampe pranë Lille u mbyllën të enjten në mëngjes, të cilat pasuan me të njëjtat lëvizje në Paris dhe Lion.

Rreth 240 rom të Evropës së lindjes fluturuan drejt Bukureshtit pasi ranë dakord të ktheheshin në Rumani në mënyrë vullnetare.
Kritikët shprehen se socialistët po vazhdojnë pastrimin masiv të konservatorëve, nën drejtimin e presidentit Nikolas Sarkozi.

Ministri i Brendshëm, Manuel Valls, gjatë një deklarate për shtyp të mërkurën, u shpreh se urdhri i Gjykatës për të hequr kampet e paligjshme do të zbatohet me vendosmëri.

Ai u shpreh se kampet kishin kushte higjienike të papranueshme, dhe se përbënin rrezik për shëndetin publik.

Sulmi i ndërmarr nga ish presidenti Sarkozy verën e vitit 2012, për shkatërrimin dhe kthimin mbrapsht të romëve të jashtëligjshëm, shkaktoi protesta nga vendet fqinje si dhe nga Komisioni Evropian.

Romët janë qytetarë të Bashkimit Evropian, kryesisht nga Rumania dhe Bullgaria, por ligji francez kërkon që ata të jenë të pajisur me leje pune dhe të kenë të ardhura për të mbajtur veten në rast se dëshirojnë të qëndrojnë më shumë se tre muaj.
(ed.ka/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë