Qeveria e re italiane, Alfano
mund të jete ministër i jashtëm

Qeveria e re italiane, Alfano<br />mund të jete ministër i jashtëm
Kryeministri i sapoemëruar Paolo Gentiloni tashmë ndodhet përpara detyrës për të krijuar qeverinë e re e cila do të udhëheqë Italinë, pas dorëheqjes së Matteo Renzit.
 
Mediat italiane ngrenë pikëpyetjet se cilat do të jenë lëvizjet e ish-ministrit të jashtëm dhe sa do të ndryshojnë ato nga pasardhësi Renzi.
 
Minsitri i brendshëm Alfano mendohet se do të marrë detyrën e ministrit të jashtëm.

Por brenda ditës së sotme Kryeministri Paolo Gentiloni pritet të krijoj qeverinë e tij e t’i prezantoj Presidentit Mattarella listën e ministrave.

Ndërsa gjatë ditës së nesërme qeveria e re do të betohet para Presidentit të Republikës e pak orë më pas do të marrë votëbesimin në 2 dhomat e Parlamentit italian.
 
Një ditë më parë Gentiloni pas takimit me presidentin Mattarella mori detyrën e kreut të ekzekutivit pas dorëheqjes së Matteo Renzit i cili humbi në referendumin e zhvilluar javë më parë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji