Qeveria e re në Kosovë, Kurti:
Nuk lëvizim nga qëndrimet tona

Qeveria e re në Kosovë, Kurti:<br />Nuk lëvizim nga qëndrimet tona
Lëvizja Vetëvendoje nuk e ka ndërmend të lëvizë nga qëndrimet e saj për ta mbështetur Qeverinë e ardhshme të Kosovës. Megjithatë, lideri i VV-së Albin Kurti thotë se qëndrimet rreth kushteve të tyre janë përafruar mes bllokut opozitar.
 
“Nuk e duam Listën Serbe në Qeveri sepse nuk i duam së pari as në Kuvend, pasi ata janë peshqesh i kryeministrit në ikje. Presidentja kur iu drejtua kushtetueses u tregua si një gazetare që ia dërgon pyetjet për intervistë, ku mungonte vetëm një, që ta pyeste se kush është ajo në të vërtetë” ka thënë Kurti.

Ai e quan këtë koalicion si të natyrshëm dhe jo për inate ndaj PDK-së, por ta shpëtuar shtetin që është kapur nga kjo parti.

Kurti thotë se ende nuk kanë biseduar për postet që do t’ takonin në qeveri.
 
Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka mandatuar Partinë Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë së re, e cila ka dalë partia e parë fituese në zgjedhjet e fundit.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri