Qeveria e re në Kosovë, nesër
marrëveshja përfundimtare

Qeveria e re në Kosovë, nesër<br />marrëveshja përfundimtare
Takimi  i liderëve të koalicionit opozitar në Kosovë (LDK, AAK, Nisma) me liderin eVetëvendosjes Albin Kurti është shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:00. Ata do të të takoheshin sot për të nënshkruar ose jo draft-marrëveshjen për qeverinë e re, por duket se lideri i VV nuk ka qënë gati.

Erzen Vraniqi  zëdhënës i Vetëvendosjes ka thënë se “takimi është shtyrë për disa arsye personale dhe private”.

Isa Mustafa, LDK, Ramush Haradinaj AAK, Fatmir Limaj Nisma për Kosovën, duhej të vendosnin sot për ta nënshkruar draft-marrëveshjen e Lëvizjes Vetëvendosje në mënyrë që kjo e fundit të jetë pjesë e Qeverisë së re.
Dy nga pikat e marrëveshjes së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje janë që dialogu teknik të udhëhiqet nga kjo lëvizje, ndërsa kërkohet rishikimi i procesit të deritashëm të privatizimit.

Koalicioni Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, llogarit në mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje që të marrë postin e kryetarit të Parlamentit dhe të formojë qeverinë. 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Mjeti përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Mjeti përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital