Qeveria e re në Maqedoni, postet
ministrore që do marrin shqiptarët
MAQEDONI- Qeveria e re maqedonase e kryesuar nga LSDM do të jetë me bazë të gjerë dhe do të parashikojë edhe përfshirjen e të gjitha partive parlamentare shqiptare.
MAQEDONI- Qeveria e re maqedonase e kryesuar nga LSDM do të jetë me bazë të gjerë dhe do të parashikojë edhe përfshirjen e të gjitha partive parlamentare shqiptare.
Mësohet se BDI do të ketë numër të njëjtë të ministrave si në qeverisjes e kaluar.
Megjithatë brenda partisë së Ahmetit akoma nuk është sjellë vendim përfundimtar për to, edhe pse disa poste mund të lëvizin, në varësi të posteve që do t’iu jepen LR.PDSH-së dhe Lëvizjes Besa, nëse kjo e fundit vendos të marrë pjesë në qeveri.
Sipas asaj që shkruajnë mediat në Maqedoni, LR.PDSH-së do t’i jepen 2 ose tre poste, njëri prej të cilëve do të jetë një post zv/kryeministri, ministria e Shëndetësisë, si dhe një zv/ministër.
Siç mësohet, partitë shqiptare në koalicionin qeveritar kanë hequr dorë njëzëri nga Ministria e Arsimit, në shkëmbim të saj me dikasterin e Shëndetësisë. Burimet shpjegojnë se Lëvizja Besa akoma nuk e ka marrë vendimin nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së re ose jo.
Jo zyrtarisht flitet se Besa ka kërkuar numër të lartë postesh, ndërkohë që nuk përjashtohen edhe zërat se qëndrimi i saj është taktikë për të mos lëkundur trupin votues për zgjedhjet lokale.
Ka zëra se kjo zmbrapsje e Besës vjen për shkak edhe të hetimeve ndaj subjekteve juridike të dyshuara si të përfshira në skemën e financimit apo qarkullimit të parave nga Turqia. Megjithatë, pasi partitë të arrijnë marrëveshje, Zaev duhet të dorëzojë në Kuvend programin e Qeverisë dhe propozimin për përbërjen e kabinetit qeveritar.
Institucioni ligjvënës, ka afat 3 ditor për ta vendosur në rend dite votimin e Qeverisë së re, për të marrë dritën jeshile me shumicë të thjeshtë.
Për postet e dyta dhe të treta, që përfshijnë postet e zëvendësministrave, drejtorive, agjencive etj, do të diskutohet me grupe të veçanta pune, dhe ky afat mund të kërkojë deri në 2 javë të tjera kohë./
INARedaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.3%
-
Keq
40.5%
-
Nuk e di
16.2%
Vota total: 2917
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet
11 Gusht, 14:52
-
Siguria për sezonin turistik/ Bllokohen 44 mjete lundrimi nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit
11 Gusht, 14:51
-
Lufta/ Moska i kërkon OKB-së të dënojë sulmin ukrainas në Kursk
11 Gusht, 14:49
-
Moska kërcënon: Përgjigja jonë e ashpër për sulmet e Kievit në Kursk nuk do të vonojë
11 Gusht, 14:44
-
Izraeli bllokon kanalin e lajmeve libaneze të lidhur me Hezbollah
11 Gusht, 14:32
-
Sulmi izraelit në shkollën në Gaza, Scholz telefonon Netanyahun: Ndalni dhunën, duhet armëpushim
11 Gusht, 14:23
-
Ministri i ri i Brendshëm inspektim në Sarandë: Masa të rrepta për të përmbyllur një sezon të qetë e të sigurt
11 Gusht, 14:13
-
VIDEOLAJM/ Veliaj 'hedh' në tapet kreun e Federatës së Mundjes Sahit Prizreni
11 Gusht, 14:12
-
PROFIL/ Kush është Islam Dudaev, fituesi i dytë i medaljes Olimpike për Shqipërinë
11 Gusht, 13:48
-
Vodhën 140 mijë € në Shkodër, pas mashtrimit në Exchange fshiheshin 3 gjeorgjianë! Njëri kapet në Stamboll, deportohet! Dyshohet se vodhën edhe në Tiranë e Vlorë
11 Gusht, 13:27
-
Medalja e dytë olimpike në 'Paris 2024', Spiropali: Një tjetër gur i çmuar në gjerdanin e arritjeve të sportit shqiptar
11 Gusht, 13:17
-
Zjarr në fshatrat e Delvinës, rrezikohen banesat! Nis ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve
11 Gusht, 13:12