TIRANE-Për qeverinë e re ka reaguar edhe deputeti Nard Ndoka. Ai e cilëson maxhorancë të tepsisë dhe asgjë të re.
 
Sipas tij, ministrat e rinj janë të korruptuar dhe të tjerët janë anonimë, ndërsa shton se me tre komisionet periferike që iu lanë opozitës në Kuvend, marrëveshja Rama-Basha ra.
 
Maxhoranca e tepsisë asgjë të re!  Ministra të korruptuar dhe disa të tjerë anonimë.
 
Opozita pa rol kontrollues në Kuvend (tre komisione periferike), marrëveshja Rama-Basha ra; ose kaloi lumin, "të dhjefsha kalin"! Standard tepsie
” shkruan Ndoka. 


dy.b/shqiptarja.com