Qeveria e re në Maqedoni, Ahmeti
negociata me Gruevskin: 4 opsione

Qeveria e re në Maqedoni, Ahmeti<br />negociata me Gruevskin: 4 opsione
Kanë nisur në Maqedoni negociatat për formimin e qeverisë së re pasi u mandatua Gruevski. Kreu i BDI, Ali Ahmeti njoftoI nisjen e negociatave me ish- kryeministrin Gruevski.
 
Sytë janë te vendimi i shqiptarëve. Ali Ahmeti deklaroi se BDI ka 4 opsione: koalicion me VMRO-DPMNE, me LSDM-në, qeveri teknike, BDI të jetë në opozitë dhe zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare.
 
 “Para së të fillojnë negociatat me VMRO-DPMNE, duhet të përfundojmë me analizën se në çarë drejtimi do të shkoj BDI dhe çfarë pozicione do të ketë.
 
Vallë BDI do të hyjë në koalicion me VMRO-në, nesë me LSDM-në, a do të dalë me ofertën për qeveri teknike, e ashtuquajtur qeveri e zgjeruar si kishim deri më 11 dhjetor 2016 ose vallë BDI do të marrë vendimin për të dalë në opozitë. Gjitha këto mundësi janë të hapura
”, thotë Ahemti.
 
Gjasat janë që Ahmeti të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE, sipas tij për shkak të rezervave në lidhje me koalicionin e mundshëm me LSDM-në, pasi nuk arriti që të fitonte zgjedhjet.
 
Ajo nuk është parti fituese e zgjedhjeve dhe kush na garanton se do te kemi një situatë stabile.
 
Çdo vendim i shpejtë mund të shkaktojë pasoja. Nuk shpejtojmë, por 99 herë do mendojmë pastaj në të 100 do vendosim.
 
Për të sjellë vendimin do ti analizojmë përfitimet dhe pasojat me VMRO-DPMNE, me LSDM-në, përfitime dhe pasojat me qeveri të zgjeruar apo BDI të shkojë në opozit
ë”, tha Ahmeti.

Pak ditë më parë partitë shqiptare në Maqedoni pas takimit me Ramën dolën në një deklaratë të përbashkët duke kushtëzuar praninë në qeverinë e re me plotësimin e të gjitha kushteve.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës