Qeveria e re, nuk ka marrëveshje
për koalicion me Vetëvendosjen

Qeveria e re, nuk ka marrëveshje<br />për koalicion me Vetëvendosjen
PRISHTINE - Nuk ka marrëveshje pas  takimit ndërmjet liderëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të partisë Nisma dhe atij të Vetëvendosjes rreth krijimit të një koalicioni të gjerë.

Takimi ndërmjet Ramush Haradinajt, Isa Mustafës, Albin Kurtit e Fatmir Limajt është mbajtur në selinë e AAK-së në Prishtinë, ku është diskutuar për mundësinë e përfshirjes së Vetëvendosjes në koalicionin e gjerë që po synon të formojë qeverinë e ardhshme pa Partinë Demokratike të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje kishte përcaktuar paraprakisht nëntë kritere, të cilat blloku LDK, AAK dhe Nisma  do të duhej t’i pranonte, si kusht për marrjen e mbështetjes së saj për formimin e qeverisë së re.  

Kryesisht bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë dhe privatizimin, procese këto që Vetëvendosje po synon t’i ndryshojë gjatë qeverisjes së ardhshme. 
Ndërsa nuk është arritur marrëveshje lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha pas takimit, se në këto rrethana, nuk do të votohet për qeverinë e bllokut LDK, AAK dhe Nisma, dhe as për kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit.

 Pas takimit është konfirmuar se bisedimet e bllokut të treshes LDK, AAK dhe Nisma me Vetëvendosjen do të vazhdojnë në përpjekje të arritjes së një marrëveshjeje para seancës konstitutive të Kuvendit, më 17 korrik. 

Në rast se nuk arrihet kjo marrëveshje me Vetëvendosjen, ky bllok i tri partive opozitare nuk do t’i ketë votat e mjaftueshme në synimet për formimin e qeverisë dhe marrjen e postit të kryetarit të Kuvendit.  

 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital