Qeveria e re, PS s'ka pushime
deputetët nuk ikin nga Shqipëria

Qeveria e re, PS s'ka pushime<br />deputetët nuk ikin nga Shqipëria
TIRANE - Asnjë deputet socialist apo zyrtar i lartë i kësaj partie nuk ka lëvizur jashtë vendit për pushimet e verës. Ndonëse kanë qënë të karikuar me kapacitet të plotë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti duke qëndruar ‘non stop’ në fushatën elektorale në zonat e tyre, dhe duke shënuar një rezultat fitues me të vërtetë mbresëlënës, deputetë dhe zyrtarë të lartë të PS mësohet se nuk kanë bërë pushime të plota në breg të detit. Burimet brenda selisë rozë na bëjnë me dije se deputetët dhe zyrtarët socialistë kanë frekuentuar vetëm bregdetin shqiptar, dhe pse pushimet janë bërë të shkëputura për të qënë në selinë e PS sa herë që e sjell nevoja.

Kështu, kreu socialist Edi Rama pothuajse nuk ka pushuar fare jashtë vendit, por ka shfrytëzuar me ditë, madje shumë rrallë bregdetin jugor të vendit, ku më shumë ka zhvilluar takime pune se sa ka marrë rreze. Si kryeministër i vendit i zgjedhur më 23 qershor nga votat e shqiptarëve dhe ku në shtator pritet të votëbesohet në Kuvend dhe të betohet para Presidentit të Republikës, i ka përdorur zbarkimet e tij në jug të vendit në bredetin e Jonit më shumë në funksion të punës për pastrimin e këtij bregdeti nga ndërtimet e paligjshme dhe në bisedimet për kabinetin e ri qeveritar të majtë se sa në funksion të pushimeve efektivëve nën rrezet e diellit.

Në të njejtën gjatësi vale ka qënë dhe kreu i Asamblesë Kombëtare të PS i cili me ditë ka pushuar në bregdetin e Sarandës dhe të Bregut, për të marrë kontaktin me detin dhe rrezet e diellit, ndërkohë që ka udhëtuar shpesh dhe në kryeqytet. Për të qënë në krye të detyrës në selinë rozë. Në të njejtën linjë kanë qënë dhe zyrtarët e tjerë të PS, duke filluar nga Klosi, Tahiri, Dade, Kodheli, Beqja, Xhaçka, Gjiknuri, Braçe etj., të cilët kanë preferuar të shkojnë pranë detit brenda vendit me ditë, pa menduar asnjë ditë që të lëvizin jashtë vendit dhe për të qënë në dizpozicion të PS sa herë që është e nevojshme, me deklarata shtypi, takime dhe me punë përgatitore në funksion të përgatitjes së infrastrukturës së qeverisjes së re të majtë, pas tetë vitesh në opozitë.

Burimet saktësojnë se ka qënë vetë kreu socialist Rama ai që ua ka “djegur” pushimet jashtë vendit apo pushimet e gjata deputetëve dhe zyrtarëve socialistë, duke kërkuar që të jenë rrotull selisë së PS dhe jo në kohë të stërzgjatur me pushime, pasi ai ka këmbëngulur se shtatori do të jetë momenti kur socialistët dhe aleatët e tyre do të implementojnë një qeverisje e cila do të jetësojë të gjitha pikat e programit qeverisës dhe politik të përgatitur me kujdes dhe të prezantuar gjatë fushatës elektorale, që solli dhe fitoren e opozitës. Njëherësh në këto ditë pritet që të bëhet e ditur dhe kabineti i ri qeveritar, dhe janë vetë zyrtarët e PS dhe deputetët e kësaj partie të interesuar të jenë afër selisë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë