Qeveria e re, Rama i dorëzon
Presidentit emrat e ministrave

Qeveria e re, Rama i dorëzon<br />Presidentit emrat e ministrave
TIRANE - Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i dorëzoi sot Edi Ramës, Dekretin që e emëronte Kryeministër të Shqipërisë, për të formuar tashmë, kabinetin e tij qeveritar të katër viteve të ardhshme. Kësisoj, në orën 13:00, kreu i qeverisë së re, Edi Rama, paraqiti në Presidencë, emrat e kabinetit të ri qeveritar. T

DEKRET PER EMERIMIN E KRYEMINISTRIT
Përmbajtja e dokumentit që Nishani i dorëzoi Ramës paraditen e sotme, gjatë takimit të tyre 40 minutësh që nisi në orën 10:00, ishte:

“Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 96, pika 1 e Kushtetutës së Shqipërisë me propozim të partive që kanë shumicën e vendeve në Kuvend, dekretoj:

Neni 1
Zoti Edi Rama emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë

Presidenti i Republikës
Bujar Nishani

akti i dekretimit te rames
 (Ne foto: Dekreti i Presidentit që emëron Edi Ramën, Kryeministër)

ORA 14.05 PRESIDENCA BËN PUBLIKE DEKRETIN PËR KRYEMINISTRIN E RI
Pas më shumë se 3 orë e 30 minuta, institucioni i Presidentit ka bërë publike dekretimin nga ana e Presidentit Bujar Nishani për emërimin e Edi Ramës si Kryeministër të Shqipërisë.

Në një njoftim të bërë për median, presidenca thekson se, “në bazë të propozimit të paraqitur nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi sot emërimin e zotit Edi Rama si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe e ngarkoi atë me formimin e qeverisë së re”.

Gjatë takimit të zhvilluar në Presidecës, Nishani i ka uruar Ramës punë të mbarë në detyrën e tij. Të dy bashkëbiseduesit mësohet se kanë ndarë pikëpamje të njëjta për vijimësinë e bashkëpunimit institucional.

Propozimi i tri partive të koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”  mbërriti mbrëmë në Presidencë.

ORA 10. 40 NISHANI MANDATON EDI RAMËN SI KRYEMINISTËR
Përfundon takimi në Presidencë. Takimi RAma- Nishani, ka zgjatur rreth 40 minuta.

Ndryshe nga dje, kur Nishani shoqëroi ish kryeministrin Sali Berisha deri tek dera e presidencës, ky veprim nuk është vënë re ditën e sotme në momentin e largimit të kryeministrit të ri Edi Rama nga godina e kreut të shtetit.

rama nishani
(Në foto: Presidenti Nishani mandaton Ramën si Kryeministër)

ORA 10.00 RAMA MBËRRIN NË PRESIDENCË
Kryeministri i ri, Edi Rama ka mbërritur në zyrën e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ku do të marrë mandatin për të krijuar qeverinë e re.

rama ne Presidence
(Në foto: Rama mbërrin në Presidencë)

”Mbështetur në nenin 96, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kryetari i Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, i janë drejtuar Presidentit Bujar Nishani me një kërkesë në emër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” me anë të së cilës kanë propozuar  emërimin e zotit Edi Rama si Kryeministër të Republikës."- thuhej në njoftimin e djeshëm për shtyp të presidencës.


QEVERIA E RE E SHQIPËRISË:
Kryeministër, Edi Rama (PS)   

Zv/kryeministër, Niko Peleshi (PS)

MINISTRITË:

1. Ministër i Financave, Shkëlqim Cani (PS)
 
2. Ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri  (PS)
 
3. Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati   (PS)
 
4. Ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli   (PS)
 
5. Ministre e Integrimit, Klajda Gjosha  (LSI)
 
6. Ministër i Drejtësisë, Nasip Naço     (LSI)
 
7. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto (LSI)
 
8. Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Edmond Panariti    (LSI)
 
9. Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni (PS)
 
10. Ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqja (PS)
 
11. Ministër i Tregtisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj (PS)

12. Ministër i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri (PS)
 
13. Ministër i Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla (PS)

14. Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro (Shoqëria civile)
 
15. Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj (PS)
 
16. Ministër i Mjedisit, Lefter Koka (LSI)
 
17. Ministre e Inovacionit dhe Administratës, Milena Harito (PS)

18. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi (PS)
 
19. Ministër i Çështjeve Vendore, Bled Çuçi (PS)

DJE NE MESDITE BERISHA DOREZOI DOREHEQJEN
Ndërkohë që dje në mesditë Kryeministri në ikje i dorëzoi zyrtarisht drejtimin e qeverisë, teksa me një akt formal të takimit me kreun e shtetit Bujar Nishani i ka dhënë fund qeverisjes 8 vjeçare të tij dhe të  PD.
berisha nishani
(Në foto: Berisha i dorëzon dorëheqjen Presidentit Nishani)

Ai komentoi dorëheqjen e tij përmes një statusi në rrjetin social facebook. “Në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve, pas formimit të një mazhorance të re nga rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit dhe në përfundim të mandatit 4 vjeçar shtator 2009-shtator 2013, i paraqita Presidentit dorëheqjen time dhe të Këshillit të Ministrave që unë kam drejtuar gjatë këtij mandati”, thotë ai.

CFARE PARASHIKON KUSHTETUTA
Neni 96
1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

2. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.

3. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.

4. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
 
Neni 104(Ndryshuar)
1. Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit.....
 
Neni 106
Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës