Qeveria e re, Thaçi: Do të respektoj
vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Qeveria e re, Thaçi: Do të respektoj<br />vendimet e Gjykatës Kushtetuese
PRISHTINË - Hashim Thaçi ka thyer përsëri heshtjen në lidhje me situatën post zgjedhore në Kosovë, duke bërë një sqarim ne rrjetin social “Facebook”.
 
Thaçi qetëson qytetarët se do të respektojë vendimet e gjykatës kushtetuese. Por gjithashtu bën thirrje për maturi në këtë moment kyç për të ardhmen e Kosovës.
 
Ai ndër të tjera ka shkruar se zgjedhjet parlamentare të qershorit u zhvilluan me sukses dhe se qytetarët shprehën vullnetin e tyre lirshëm, për të ardhmen e tyre dhe të Kosovës së zhvilluar dhe të integruar në BE dhe NATO.
 
Ai theksoi se pranimi dhe certifikimi me konsensus i rezultateve të zgjedhjeve është një çështje thelbësore për vendin i cili duhet të tregojë më shumë se kurrë maturi institucionale dhe qytetare në pritje të ndryshimit që do të sjellë Misioni i ri, ka përfunduar Thaçi.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri