Qeveria e re, Vasili: Turizëm dhe
mjedis bashkë, injoranca festë

Qeveria e re, Vasili: Turizëm dhe<br />mjedis bashkë, injoranca festë
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili vijon që të kritikojë ndryshimet në strukturën e qeverisë ‘Rama 2’.
 
Vasili shprehet se nuk mund të bashkoheshin bashkë duke u shkrirë në një ministri të vetme Turizmi dhe Mjedisi.
 
Ai thotë se Rama e ktheu në hiç sektorin e turizmit, pasi sipas tij për kryeministrin më shumë rëndësi ka turizmi i drogës.
 
Turizëm dhe mjedis bashkë, injoranca bën festë. Kryeministri shkollëpak çuditi dynjanë dje me injorancën e padëgjuar shtetërore të tij.
 
Turizmin dhe mjedisin, oponentët e papajtueshëm të njëri-tjetrit, injoranca e frikshme e kryeministrit i vuri bashkë.
 
Turizmin, nga mundësi madhore zhvillimi e ktheu në hiç. Turizmi i drogës ka rëndësi për të dhe ai ka shënuar vërtetë suksese.
 
Do të kemi qeverinë më të kriminalizuar, por edhe kryeinjoranten e Europës. Shkollëpaktit aferim...
” shkruan Vasili në Facebook. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm