Qeveria e Venezuelës ndalon
transmetimet e televizionit CNN 

Qeveria e Venezuelës ndalon<br />transmetimet e televizionit CNN 
VENEZUELE-Qeveria e Venezuelës ka ndaluar transmetimin e “CNN en Español” në të gjithë vendin.

Ky vendim ka ardhur vetëm disa kohë pas publikimit nga kanali televiziv të një investigimi mbi mashtrime me pasaportat dhe vizat e lëshuara nga ky vend.

Ministrja  e Jashtme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e ka akuzuar kanalin televiziv se ka kryer një “operacion imperialist mediatik” kundër vendit të saj.
Ndërkohë që CNN ka deklaruar se ky investigim i cili u publikua gjatë javës së kaluar ka zgjatur për më shumë se një vit.

Gjithashtu edhe Komisioni Kombëtar i Trasmetimeve , e ka akuzuar median amerikane, CNN, se ka shpifur dhe ka shtrembëruar të vërtetën si dhe ka vepruar në kundërshtim me lirinë e fjalës, e cila është e garantuar nga kushtetuta e Venezuelës.

Sipas vet raportimeve të CNN, edhe pse “CNN en Español”, është ndaluar të transmetohet, “CNN International” është ende në transmetim.

Vetem dy ditë më parë autoritetet amerikane kanë vendosur sanksione kundër zëvendëspresidentit të Venezuelës, El Aissami, të cilin e kanë akuzuar se është i përfshirë në trafikun ndërkombëtarë të drogës.

Vet presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, reagoi për sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj zëvendëspresidentit duke deklaruar se do të përgjigjeshin me forcë këtyre ndalimeve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri