Qeveria emëron ish-kreun e SHISH
Bahri Shaqiri zv/ministër transporti

Qeveria emëron ish-kreun e SHISH<br />Bahri Shaqiri zv/ministër transporti
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme ka emëruar 3 zëvendësministra si dhe Prefektin e ri të Qarkut të Lezhës.
 
Konkretisht, siç bën të ditur qeveria, me propozim të kryeministrit Këshilli i Ministrave vendosi të emërojë Bahri Shaqiri si  zëvendësministër të Transportit dhe Infrastrukturës. Adela Shera Karapici emërohet zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Roni Telegrafi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Adela Shera (Karapici), Roni Telegrafi, Bahri Shaqiri
(Nga e majta në të djathtë, Adela Shera (Karapici), Roni Telegrafi, Bahri Shaqiri)
 
Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka emëruar Eduard Ndreca si Prefekt i Qarkut të Lezhës.
 
Përveç kësaj, Këshilli i Ministrave ka miratuar ehde një sërë vendimesh të tjera që kanë të bëjnë me: Shpalljen e qendrës historike të qytetit të Korçës dhe miratimin e rregullores për administrimin e saj, Miratimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillim ekonomik arab, që do financojë rehabilitimin e rrugës së lumit të Vlorës si dhe përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
 
Është miratuar edhe plani i mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm të burimeve njerëzore e material gjatë kohës në të cilën kërkohet vendosdja e masave të jashtëzakonshme.
 
 
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois