Qeveria gjermane debaton për teknologjinë kineze 5G

Qeveria gjermane debaton për teknologjinë kineze 5G

Komponentët nga Kina mund të zhduken në një masë të madhe nga rrjetet celulare gjermane. Por qeveria gjermane e ka të vështirë të marrë një vendim. Operatorët e rrjetit paralajmërojnë për rreziqet.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane bëri thirrje për kujdes në debatin për përdorimin e komponentëve nga kompanitë kineze Huawei dhe ZTE në rrjetin mobil gjerman 5G. "Nuk ka asnjë vendim këtu nga qeveria gjermane," tha zëdhënësi të mërkurën në lidhje me konsideratat e Ministrisë Federale të Brendshme për të ndaluar plotësisht përdorimin e tij në rrjetin bazë 5G deri në vitin 2026. "Edhe tani në zgjerimin e rrjetit e 5G "ka standarde të larta dhe strikte për përdorimin e komponentëve kritikë." Kjo qasje e diferencuar ka rezultuar efektive sipas mendimit të Ministrisë Digjitale.

Qeveria federale tani do të debatojë nëse janë të nevojshme masa të mëtejshme, tha ai. "Në të njëjtën kohë, duhet pasur parasysh që mbulimi kombëtar me internet celular të qëndrueshëm, të shpejtë dhe të përballueshëm të mbetet i sigurt”, theksoi zëdhënësi i ministrisë së drejtuar nga FDP. Për më tepër, operatorët e rrjetit duhet të ruajnë pronësinë e rrjetit të tyre dhe nuk duhet të krijohen varësi.

Ministria e Brendshme, e udhëhequr nga SPD dëshiron të ndalojë përdorimin e komponentëve kritikë nga të dy prodhuesit kinezë në rrjetin bazë të 5G nga 1 janari 2026. Në të ashtuquajturin rrjet aksesi dhe transporti, operatorët e rrjetit si Deutsche Telekom ose Vodafone duhet gjithashtu, bazuar në këto konsiderata, të kufizojnë ndjeshëm pjesën përbërëse të të dy kompanive në një mesatare prej 25% deri më 1 tetor 2026.

Çështje e "sigurisë kombëtare"

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit) deklaroi në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork se "nevoja për të mbrojtur infrastrukturën tonë kritike është evidente". Kjo ishte përshkruar tashmë në strategjinë për Kinën dhe gjithashtu në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, tha ajo në përgjigje të një pyetjeje të DW të mërkurën (me orën lokale). "Siguri nuk është vetëm aftësia për të mbrojtur veten me armë dhe veprime ushtarake, por gjithashtu - në kohë digjitalizimi - për të mbrojtur infrastrukturat kritike," vazhdoi ajo.

Për këtë arsye, tha ajo, po zhvillohet dialog me ofruesit e telekomunikacionit "se si mund ta garantojmë këtë”. Nju Jorku është një vend i mirë për të mësuar nga të tjerët, tha Baerbock. "Dje, për shembull, fola me Australinë, e cila ka përvojë shumë të mirë në sigurimin e rrjetit të saj të telekomunikacionit, edhe me 5G. Kështu duam ta trajtojmë këtë çështje edhe në Gjermani."

Kompanitë e telekomunikacionit e shohin në rrezik furnizimin me rrjetin celular

Telekomi Gjerman e quajti planin "jorealist". Për më tepër, klientët gjermanë do të pësonin humbje të cilësisë nëse komponentët do të hiqeshin në mënyrë të panevojshme.

Kompania mëmë e rrjetit O2, Telefónica Deutschland, këmbënguli gjithashtu për periudha më të gjata tranzicioni. Kjo ishte thelbësore për të ruajtur cilësinë dhe performancën e rrjetit. "Për një riorganizim të nevojshëm prapavajtës të rrjetit, Telefónica do të studionte gjithashtu pretendimet për dëmshpërblime kundër Republikës Federale të Gjermanisë." Përveç kësaj, kompania rezervon të drejtën që të shqyrtojë nga një gjykatë një vendim të mundshëm për ndalimin e komponentëve ose furnizuesve. Megjithatë, ndikimi i një ndalimi në rrjetin bazë do të ishte i vogël për Telefónica-n, sepse ajo kishte vendosur tashmë në vitin 2020 të ndërtonte rrjetin e ri bazë ekskluzivisht me komponentë të firmës Ericsson. Vodafone tha: "Ne duhet të gjejmë një mënyrë që mbron në mënyrë optimale infrastrukturën digjitale të Gjermanisë, por nuk buie në kurriz të miliona përdoruesve të celularëve inteligjentë."

Kina kritikon planet gjermane

Ministria e Jashtme e Kinës ka kritikuar një braktisje të mundshme nga Gjermania të teknologjisë kineze 5G. "Ne gjithmonë kemi kundërshtuar – pavarësisht nga vendi – politizimin e çështjeve që lidhen me ekonominë, tregtinë, shkencën dhe teknologjinë”, deklaroi të enjten në Pekin zëdhënësi Mao Ning. Me këtë ai po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me një ndalim të mundshëm të produkteve nga kompania kineze e teknologjisë Huawei në Gjermani. Kina beson se të gjitha vendet duhet të ofrojnë një klimë biznesi të drejtë, jodiskriminuese dhe transparente për kompanitë e tyre.

Ambasada e Kinës në Berlin tha të enjten (21.09.2023) se "nëse qeveria gjermane vendos vërtet të veprojë në këtë drejtim pa provuar se produktet kineze përbëjnë kërcënim ndaj Gjermanisë, ne nuk do të rrimë duarkryq”, tha Ambasada, në një deklaratë të dërguar me email për agjencinë Reuters.

"Nëse Gjermania do të përjashtonte në mënyrë të pajustifikueshme kompanitë kineze, kjo jo vetëm që do të përbënte shkelje të parimit të drejtësisë ndaj konkurrencës, por do të dëmtonte edhe kompanitë kineze dhe Gjermaninë vetë”, tha Ambasada kineze.

Në email thuhej më tej se Huawei dhe ZTE kanë kohë që operojnë në Gjermani në harmoni me ligjet gjermane./DW

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)