Qeveria gjermane financon në Cërrik, një fushë kompostimi për mbetjet! Klosi: Kjo zonë shembulli se si mbetjet kthehen në pasuri dhe jo problem për komunitetin

Qeveria gjermane financon në Cërrik, një fushë kompostimi për mbetjet! Klosi: Kjo zonë shembulli se si mbetjet kthehen në pasuri dhe jo problem për komunitetin

Ministri Blendi Klosi

Në fushën e kompostimit të mbetjeve në bashkinë Cërrik punimet janë drejt fundit. Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, përfaqësuesja e Aambasadës gjermane Judith Hoffmann, Kryetari i Bashkisë Cërrik Andis Salla, si dhe drejtues të projektit inspektuan punimet, të cilat pritet të përfundojnë në muajin prill.

Kjo fushë do t’i shërbejë grumbullimit të mbetjeve të gjelbërta të kopshteve dhe fermave të njësive administrative Cërrik.

“Për të pasur mundësinë që të bëjmë dhe në Shqipëri atë çfarë ndodh në gjithë botën, që riciklimi dhe riadministrimi i mbetjeve urbane bënë të mundur që mbetjet të kthehen në një pasuri dhe jo në një problem për komunitetin. Eshtë për t’u theksuar se sot këto mbetje që do të trajtohen në këtë lanfilld të mbetjeve organike, hidhen në shtratin e lumit dhe sa herë ka përmbytje si ato të diteve të fundit ato pastaj shpërndahen në gjithë hapësirën e shtratit të lumit apo shkojnë deri në gryk derdhjen e lumenjve pranë deteve”, tha Klosi. 

Sipas projektit është parashikuar që grumbullimi, dhe trajtimi i mbetjeve të gardheve dhe fermave, si edhe mbetjet organike urbane, të cilat do të mblidhen nga bashkia në mënyrë të diferencuar, do të bëhet në këtë fushë kompostimi për tu kthyer në pleh organik në sasinë rreth 800-1000 tonë në vit.

Vlera e këtij investimi, ndërtimit të fushës së kompostimit është rreth 80 mijë Euro pa llogatur këtu makineritë që janë blerë dhe do të blihen në vazhdim, trajnimin e punonjësve që do të operojnë këtë fushë dhe ndërtimin e rrjetit, infrastrukturës sekondare që siguron grumbullimin e mbetjeve organike. Të gjitha këto me mbështetjen e GIZ. Kryetari i Bashkisë Cërrik Andis Salla tha se ky është një ndër projektet me të mira si dhe falenderoi GIZ Albanian për bashkëpunimin.

“Gjermania ka qënë një mbështetëse aktive në sektorin e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri prej vitesh dhe kjo është pjesë e kësaj asistence. Patjetër kompostimi është një hallkë thelbësore e hierarkisë së mbetjeve, është gjithmonë mirë të ripërdorësh dhe riciklosh mbetjet dhe të shmanget depozitimi në landfille. Ndaj përgëzoj të gjithë partnerët e përfshirë në nisjen e punimeve të këtij impianti kompostimi. Dhe siç thashë janë disa investime të tjera sektoriale që po mbështeten nga Gjermania në fushën e mbetjeve në të ardhmen”, tha Judith Hoffman përfaqësuesja e Aambasadës gjermane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar