Qeveria gjermane: Më shumë pjesëmarrje të të ardhurve në Gjermani

Qeveria gjermane: Më shumë pjesëmarrje të të ardhurve në Gjermani

Foto ilustruese

Integrimi është si për ata që vijnë në Gjermani edhe për shoqërinë pritëse "sfidë edhe fitimprurje", tha kancelarja gjermane, Angela Merkel në samitin për integrimin të martën (09.03). Gjithkush duhet të mundet të ndjekë rrugën e vet dhe të ndjehet i respektuar dhe i pranuar, kërkoi ajo. Një shoqëri civile e jetësuar ofron mbrojtjen më të mirë kundër çdo forme të racizmit dhe armiqësisë.

Samiti i 13-të i integrimit u iniciua nga kancelarja Merkel në vitin 2006, por për shkak të pandemisë u zhvillua në formë digjitale. Në fokus të konferencës me 120 pjesëmarrës ishtë përfundimi i planit kombëtar të aksionit për integrimin i qeverisë gjermane.

"Integrimi" dhe "kohezioni"

Samiti i integrimit

Konkretisht u fol për rezultatet e arritura në temën e "integrimit" dhe "kohezionit" shoqëror, por edhe për rritjen e pjesëmarrjes dhe përfaqësimin e njëjtë të të ardhurve në sektorin shëndetësor, kulturë, media, sport si edhe forcimin e bashkëpunimit në zhvillimin urban. Po ashtu fokusi u vendos edhe tek nënshtetësia gjermane, edukimi politik dhe participimi, hapja ndërkulturore dhe shanset e njëjta në shërbimin publik, tek lufta kundër diskriminimit, racizmit dhe çdo forme të armiqësisë ndaj grupeve të tjera shoqërore.

Plani kombëtar i aksionit përmban rreth 100 pika konkrete me qëllimin e nxitjes së integrimit në të gjitha fushat dhe forcimin e kohezionit shoqëror. Masat janë parashikuar të ndahen në pesë faza realizimi. Ato fillojnë me masat përgatitore për forcat e kualifikuara punëtore në vendin origjinë, vazhdojnë me mbështetjen në mësimin e gjuhës gjermane deri tek përpjekjet për më shumë shanse të barabarta në ekonomi dhe shërbimin publik.

Opozita kërkon hapa konkretë

Nga partitë e opozitës gjermane erdhi thirrja për konkretizim të masave të integrimit. Partia liberale, FDP ka kritikuar për shembull "deficitet në zbatimin" e tyre. Në vend të njoftimeve duhen vendosur piketa, tha zëdhënësja për migracioni në grupin parlamentar, Linda Teutenberg. "Këtu bën pjesë edhe një politikë vizionare, që i del përpara konflikteve të urbanizimit në qytete si edhe një shtet ligjor, që kërkon nga të gjitha palët në mënyrë konsekuente respektimin e ligjit dhe të drejtës."

Edhe Të Gjelbrit kërkuan masa më të forta. "Propozimet për zgjidhje qëndrojnë prej vitesh mbi tryezë, tani duhet që larmia shoqërore të marrë edhe formë ligjore", u shpreh zëdhënësja për migracionin e Të Gjelbërve, Filiz Polat në Berlin./ DW

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!