Qeveria gjermane ka miratuar një sërë masash për kursimin e energjisë gjatë sezonit të dimrit. Sipas planit të hartuar ndriçimi dhe ngrohja do të kufizohen në ndërtesat publike. Qeveria synon të ulë përdorimin e gazit me 2%. Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë tha se ky plan masash mund t’u kursejnë familjeve private, kompanive dhe sektorit publik rreth 10.8 miliardë euro gjatë dy viteve. Ky plan është pjesë e përpjekjeve për të reduktuar varësinë e Gjermanisë nga gazi rus.
Përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, Gjermania merrte 55% të gazit të saj nga Rusia, por ajo e ka ulur këtë në 35% dhe është zotuar të përfundojë plotësisht importet. Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, u tha gazetarëve se vendi i tij dëshironte të çlirohej "sa më shpejt të ishte e mundur nga kontrolli i importeve ruse të energjisë".
Duke filluar nga shtatori, ndërtesat publike, përveç institucioneve si spitalet, do të ngrohen në maksimum 19 gradë Celsius dhe ngrohja mund të fiket plotësisht në hyrje, korridore dhe holle. Monumentet dhe ndërtesat publike gjithashtu nuk do të ndriçohen për arsye estetike dhe bizneseve mund t'u ndalohet të mbajnë dyqanet e tyre të ndriçuara gjatë natës. Ngrohja e pishinave private gjithashtu mund të ndalohet.
Gjermania planifikon gjithashtu të zhvillojë fushata publicitare për t'u treguar vendasve se si mund të reduktojnë konsumin e tyre. Mes shqetësimeve për mungesat e dimrit, qeveria gjermane ka marrë masa për ngritjen e dy terminaleve të gazit natyror të lëngshëm në bregun e Detit të Veriut. Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë zotuar të reduktojnë vullnetarisht përdorimin e gazit me 15% këtë dimër - edhe pse kjo do të bëhet e detyrueshme nëse ka mungesa serioze.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2504
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock zhvillon bisedën e parë telefonike me homologun Rubio: Duam të punojmë ngushtë me administratën e re amerikane
28 Janar, 07:31
-
Aushvic/ 80 vjet pas çlirimit, alarmi i të mbijetuarve: Mund të ndodhë përsëri
27 Janar, 22:51
-
‘Kontrolle të përhershme dhe dëbime në kufi’, CDU/CSU: Ata që s’kanë dokumente të vlefshme nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani
27 Janar, 13:47
-
Thoma Gëllçi: 80 Vjet pas Auschwitz-it: Elon Musk dhe shprehja "Këpucar, Rri tek Këpuca!
27 Janar, 09:09
-
27 Janari/ Të mbijetuarit e Aushvicit kthehen në kamp për 80-vjetorin e çlirimit! Udhëheqësit evropianë shqetësim për rritjen e partive të ekstremit të djathtë
27 Janar, 08:46
-
27 Janar, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit
27 Janar, 08:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës
26 Janar, 16:09
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01