Gjatë ditës së enjte në çadrën e opozitës në bulevard ishte i ftuar zyrtari hungarez i punëve të jashtme, Zsolt Nemeth, nga ku deklaroi se qeveria Hungareze beson se pa zgjedhje të lira e demokratike, Shqipëria shkon në kaos.

Pa zgjedhje të lira dhe demokratike, Shqipëria mund të rrëshqasë në kaos mes paqëndrueshmërisë së përgjithshme në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur zyrtari hungarez i punëve të jashtme.

Ndërkohë kriza politike në vend ka përfshirë shume aktorë të brendshëm e të jashtëm të cilët tentojnë ti japin zgjidhje ngërçit të krijuar mes qeverisë dhe opozitës, dhe të arrihet një negociatë mes palëve, duke mos thelluar më tepër situatën e rëndë.

Më tej Ministri i Jashtem Hungarez ka vijuar deklaratën e tij duke shprehur pasiguri për zgjedhjet e 18 qershorit, dhe theksin e vë pikërisht tek droga.

“Ekonomia e zezë e bazuar në prodhimin e drogës është fryrë vitet e fundit dhe të ardhurat nga droga mund të përbëjnë një pengesë të madhe për mbajtjen e zgjedhjeve të lira në Shqipëri”, tha Zsolt Nemeth.

Përgjatë 76 ditëve të fundit, partia ka mbajtur protesta duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të drejta. Nemeht tha se kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike nuk janë në vend dhe kërkoi që zgjedhjet të mbaheshin në muajt e ardhshëm, jo më 18 qershor.

 “Qeveria shqiptare nuk është e gatshme të pajtohet me kërkesat e PD-së. Në mungesë të përmbushjes së tyre,Shqipëria ka gjasa të destabilizohet më tej në një mënyrë të ngjashme me Maqedoninë”, tha ai.

Rusia dhe Turqia po tregojnë interes në rajon,prandaj është e rëndësishme që zgjedhjet të mbahen sa më parë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, shtoi ai.
Nemeth u takua edhe me presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë vizites së tij ne Tiranë.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com