Qeveria i jep zyra 'Bindjes'/ RD: Rama 'shpërblen shërbëtorin'! Patozi: Një sqarim për 'idiotët e Lulit'

Qeveria i jep zyra 'Bindjes'/ RD: Rama 'shpërblen shërbëtorin'! Patozi: Një sqarim për 'idiotët e Lulit'

TIRANË- Etiketimi si "dhuratë e Ramës" pajisjen me zyra të 'Bindjes Demokratike' ka sjellë reagimin e ashpër të Astrit Patozit ndaj Partisë Demokratike.

Një "fake news", e ka cilësuar kreu i BD, Patoz i cili tha se një gjë e tillë vjen nga "idiotët e Lulit, që nuk e dinë se pajisja me zyra e një force politike në një detyrim ligjor i qeverisë. Në reagimin e tij, si përgjigje e  shkrimit të gazetës Rilindja Demokratike" pranë PD që mban titullin " Zbulohet dokumenti/ Rama "shpërblen" shërbëtorin Patozi, i jep zyra dhe palestra për Bindjen", Patozi shkruan se ajo zyrë nuk i pëlqen aspak, por kjo nuk do të thotë se duhet të reagonin, pasi "Shqipëra ka halle të tjera".

"Pa as më të voglën dëshirë, por në respekt të publikut, që bombardohet pa mëshirë me marrëzi politike dhe me fake neës, jo vetëm në rastin tërmeteve, sqarojmë si më poshtë:

1-Pajisja me seli në Tiranë e Bindjes Demokratike është një detyrim ligjor i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, i cili buron nga ligji “Për partitë politike”. Që do të thotë se mospajisja do të kishte qenë shkelje flagrante e këtij ligji. I vetmi “nder” që na ka bërë qeveria e Edi Ramës është se na ka dhënë një ambjent, që nuk na pëlqen fare, në një zonë gjithashtu të papërshtatshme të periferisë së kryeqytetit, dhe për më tepër me disa muaj vonesë, që nga momenti kur na kishte lindur e drejta, sipas ligjit.

Por për këtë gjë ne, as nuk jemi ankuar dhe, as e kemi bërë çështje, sepse kemi menduar se Shqipëria ka shumë halle të tjera më të rëndësishme, se sa sistemimi me zyra pune i një partie politike. Në rast se do të ndiqnim logjikën e idjotëve të Lulit, që e paskan trajtuar si një “dhuratë” të Edi Ramës, ne duhet të konsideronim të tillë edhe çdo fond nga buxheti i shtetit, që merr Partia Demokratike apo çdo forcë tjetër politike, sipas ligjit. 2-Meqë marrokët e Lulit po thonë se ky është ngë privilegj i qeverisë për Bindjen Demokratike, ne ftojmë çdo subjekt politik, që shkon me mendjen e tyre dhe që ka një seli në Tiranë, të vijë e t’i ndërrojmë kokë për kokë zyrat, duke filluar nga nesër, po të duan. 3-Ambjentet e punës së Bindjes Demokratike, do të vijojnë të mbeten pronë shtetërore edhe pasi ne të vendosemi atje.

Ato, as i marrim dot me vete në shtëpi, dhe as kemi ndërmend që të ndërtojmë ndonjë pallat të paligjshëm, të cilin edhe po na e prishën, mund të na e dëmshpërblejë pastaj qeveria me miliona euro. Ndaj i ftojmë idjotĕt e Lulit të mos mërziten kot, sepse aty i kanë, dhe mund të na i marrin prapë, gjithmonë, nëse do t’u vijë ndonjëherë në këtë jetë rasti, që ta kenë ata në dorë", shkruan Patozi. 

Lajmi i publikuar në gazetën "Rilindja Demokratike"

Me anë të një vendmi të marrë në mbledhjen e qeverisë të datës 25 shtator 2019 dhe është botuar në Fletoren Zyrtare më 27 shtator, qeveria i ka dhënë ambiente për përdorim partisë “Bindja Demokratike” e drejtuar nga Astrit Patozi.

Në fletoren zyrtare, është dhënë vendimi  publikisht “për dhënien në përdorim, pa shpërblim, nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare te partia ‘Bindja Demokratike’, si seli, të vilës nr. 1 dhe të palestrës në krah të saj, në bllokun e ish-vilave gjermane, Tiranë”.

'Vendimi për pajisjen me zyra të partisë 'Bindja Demokratike'

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIR KAUSH ÇAFAJ: 28/09/2019 18:53

    O astrit palloshi që je i gjithi kodosh po që je byth lëpirës ktë e din të gjith. Ti mendon se si llokmën ta kafshon. Prandaj ri urt e kënaqu me një zyr o astriti lëtyr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë