Qeveria jep 10 mijë metra katror për ndërtimin e resortit me hotel luksoz në Korçë! Vlera 18 milionë euro! Ja kush është investitori strategjik

Qeveria jep 10 mijë metra katror për ndërtimin e resortit me hotel luksoz në Korçë! Vlera 18 milionë euro! Ja kush është investitori strategjik

Foto: Projekti Green House Korça Resort

Qeveria vë në dispozicion të investitorit strategjik i “Investment and Development Albania” për ndërtimin e një hoteli luksoz në Korçë.

“Prona e përmendur vihet në dispozicion për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Green House Korça Resort”, me subjekt investues “Investment and Development Albania”, sh.p.k., me NUIS L91703053C” thuhet në vendimin e djeshëm që është miratuar më 19 korrik 2023 nga Këshilli i Minsitrave dhe publikuar po dje në faqen zyrtare të saj.

Sipas databazës, opencorporate.al kjo kompani zotërohet nga biznesmenët Agim Zeqo, ish presidenti i sport klub Skënderbeu, që është aksioneri më i madh me 40 % të aksioneve, dhe ortakët Gerian Kuka dhe Ilir Shtufi të cilët kanë respektivisht nga 30 % të aksioneve.

Më datë 01/02/2023 Komiteti i Investimeve Strategjike, me vendimin nr 29/ 4, miratoi statusin “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë”, për projektin e investimit “GREEN HOUSE KORCA RESORT” që parashikon realizimin e investimit në sektorin strategjik të turizmit.

Ky projekt do të zhvillohet nga subjekti “Investment and Development Albania” NUIS L91703053C dhe parashikon ndërtimin e një resorti, që do të ketë në përbërje një hotel me kapacitet total prej 94 (nëntëdhjetë e katër) dhomash, restorante, bare, SP.

Vlera e investimit të projektit të investimit “Green House Korça Resort” i parashikohet të jetë 18,106,741 (tetëmbëdhjetë milion e njëqind e gjashtë mijë e shtatëqind e dyzet e një) Euro. Statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” i jepet projektit të investimit “Green House Korça Resort”, për një periudhë 4 (katër) vjeçare.

 

V E N D I M
PËR

TRANSFERIMIN NË FONDIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME PËR MBËSHTETJEN E INVESTIMEVE STRATEGJIKE PËR VËNIEN NË DISPOZICION TË INVESTITORIT STRATEGJIK TË PRONËS SË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË ZONËN KADASTRALE NR.8561, BASHKIA KORÇË, PËR ZHVILLIMIN DHE REALIZIMIN E PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “GREEN HOUSE KORÇA RESORT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të nenit 27, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 3, të kreut II, të vendimit nr.1030, datë 16.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe formën e pjesëmarrjes së shtetit në investimet strategjike dhe rregullat për krijimin, funksionimin e administrimin e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Transferimin në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike (FPPMIS) të pronës së paluajtshme shtetërore, në zonën kadastrale nr.8561, me numër pasurie 1/911, të llojit “truall”, me sipërfaqe të përgjithshme 10 000 (dhjetë mijë) m2, në pronësi “shtet”, me vendndodhje Bashkia Korçë, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmentit të hartës kadastrale që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Prona e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, vihet në dispozicion për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Green House Korça Resort”, me subjekt investues “Investment and Development Albania”, sh.p.k., me NUIS L91703053C.

3. E drejta e përdorimit të pronës së përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, nga investitori strategjik “Investment and Development Albania”, sh.p.k., me NUIS L91703053C, detyrimet dhe kushtet e përdorimit bazohen në pikën 7, shkronja “c”, dhe 11, të vendimit nr.29/4, datë 1.2.2023, të Komitetit të Investimeve Strategjike.

4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

1689842464_agimii.JPG

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tela: 23/07/2023 08:09

    Me gjithe lecka po na hane. Na i moren te gjitha. Prona e shtetit eshte prona e shqiptareve, jo e politikaneve te qelbur.

    Përgjigju
  • Denisa: 21/07/2023 10:32

    Me keto "investime strategjike" per hotele e resorte duhet te merret SPAK dhe Byroja e Hetimit. Keto para duhen investuar ne industrine e grumbullimit dhe perpunimit te produkteve bujqesore e blegtorale, qe ne Shqiperi shkojne dem.

    Përgjigju
  • Roki: 21/07/2023 10:23

    Që kur një stallë derrash+hotel konsiderohet investim strategjik? Të kom dhje dronët Bayraktar, mikrochipat, dhe Inteligjencën artificiale.

    Përgjigju
  • Maks: 21/07/2023 03:57

    Jo pa qellim emrin e ka Komitet. Dhe ne fakt eshte unikal ne bote: Komitet i Zhvatjes Mafioze Strategjike!

    Përgjigju
  • Iris: 21/07/2023 02:59

    Te ashtuquajturat /investime strategjike/ qe eshte nje emertim i sheqerosur i qeverise per /mundesite/ qe u japin miqve e tarafeve nuk jane gje tjeter vec se /kioskat/ moderne te Rames qe zevendesuan kioskat e Berishes dikur,me te cilat ai trumbetoi kapitalizmin pas diktatures,vetem se tani kane permasat e nje hoteli! Eshte turp e poshtersi qe t'a justifikosh nje gje te tille si investim strategjik dhe aq me keq akoma t'a konsiderosh si /zhvillim/ per Shqiperine.Cfare /strategjike/ ka ndertimi i nje hoteli dhe cfare zhvillimi i vjen Shqiperise nga nje /HAN/?! Investim strategjik duhej te ishte nje uzine,nje fabrike,nje hekurudhe,nje kombinat,nje aeroport,nje HEC,nje park eolik,jo nje han ku do te shkojne politikanet shoqeruar nga dashnoret ose eskortat per te kaluar fshehurazi grave, pushimet ne Korce. Do te vije nje dite qe dikujt do t'i rrokulliset koka per krijimin thjesht te ketij emertimi per te mbuluar korrupsionin e tarafeve dhe kesaj rradhe nuk do te kete me /Simon te Cirenese/ te mbaje kryqin per dike tjeter!

    Përgjigju
    • Xha Barka: 21/07/2023 10:46

      Koment I shkelqyer. Ekzakt keshtu eshte.

  • Or tej: 20/07/2023 18:52

    Investim strategjik ky hoteli dhe jo shaka or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Huri: 20/07/2023 16:08

    Me ke tallen keta investim strategjik. Turizmi behet edhe me biznese te vogla familjare te haje i varfri nje cope buke, jo me te falur pronen e shtetit pergjithmone mafiozit. Nuk eshte e shtetit eshte e popullit more maskarenj qe po na pini gjakun.

    Përgjigju
    • Or Tej: 20/07/2023 21:33

      Eshte investim strategjik per te miren tende or teeeejjjjj

  • minushe: 20/07/2023 15:34

    po ca investimi strategjik jane HOTELET mor aman??? E tmerrshme se ku shkojne leket ... po pse nuk ben qeveria investitor strategjik ish pronaret qe nuk po marrin tokat e tyre me hektare...Pse mund na thone pse psh???? te gjithe keta qe quhen "investitore strategjike jane miqte e qeveritareve si Zoto e Mertiri por KUJDES se pas te tashmes vjen e ardhmja

    Përgjigju
  • Investime strategjike: 20/07/2023 15:21

    Gamarllik strategjik... E kupton se Kina e ka gabim që nuk merret me turizëm kur shikon suksesin shqiptar që e ka zili bota

    Përgjigju
  • Sefer daja: 20/07/2023 14:59

    Po si shpjegohet???? Do harxhojnë 18 milion €, dhe do marrin tokën falas???? Po le ta blejne se dhe sikur te jetë me 200€ m2 i bie 2 milion € Pra le ta quajne 20milion € investim! Por puna do jete se aksioneret i kam harxhuar ato 2 milion € për " kopetentët" dhe kan marr tokën falas I vetmi i humbur ketu ështe pasuria e përbashket e jona!!!

    Përgjigju
  • dashi: 20/07/2023 12:25

    Sa kane paguar nen dore per te mare lejen....??

    Përgjigju
  • Vili: 20/07/2023 12:20

    BRAVO EDI ROMA FALJA TOKEN E SHQIPTRVE ÇDO BIZNESMENI QE TA LYP..... FALJA E MOS LE TOK SHTET.... FALJA QE TEKET VETEM TE PASUR DHE TE VARFER NE ALBANIRAM.... MOS TE KET SHTRES TE MESME..... PSE DYHET TA BLEJ KETE TOK OLIGARKU TEK QYTETARI I KORÇES! APO TE PASUROHET KORÇARI,SARANDJOTI, VLONJATI,LEZHJANI,SHKODRANI.... KUR OLIGARKU E MER FALAS....FALAS.

    Përgjigju
  • NEKIU: 20/07/2023 11:38

    NIKO PELESHI pronari gjith qarkut te korces

    Përgjigju
    • Avdyl Frasheri: 20/07/2023 16:48

      O lesh pa lesh ndaje mendjen

    • Leshe pa lesh: 20/07/2023 14:03

      Eshte Bode jo peleshi. Bodja eshte pas ketij

  • Paskal: 20/07/2023 11:23

    Ku Gerian Kuke nuk ishte ne SPAK dje?

    Përgjigju
    • Kiu per Brisin: 20/07/2023 19:43

      Nuk I kontrollon kush...nuk justifikojne te ardhurat, leket e pista e me fajde jua cojne me canta...bankat u japin kredi e pastaj justifikohen ne nje fare mase...ndaj Shqiperia eshte ne listen gri te pastrami te parase.

    • Qytetari: 20/07/2023 13:52

      Shok i ngushte me Arben Ahmetaj. Kurse Shtufi bashke me kunatin kane marre lejen per kullen 100 milione euroshe nga Lali.

  • Landi: 20/07/2023 11:02

    Investimi strategjik ne turizem nuk ka kurrfare kuptimi...investim strategjik zbatohet per vepra te medha ne teknologji si p.sh. perdorimi i energjise se rinovuershme, ne sektore qe garantojne epersi ne tregje, investime ne industri te rende etj...Te japesh 10 mije m toke eshte nje levizje strategjike per perfituesin a kesaj toke por jo per qytetaret ne pergjithesi...investimet strategjike duhet te plotesojne kushtin a te qenurit nje e mire qe e perfitojne te gjithe qytetaret e nje vendi apo rajoni... Te lutem boll me investime strategjike per nje grusht njerezish.

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/07/2023 10:54

    Dje doli lajm se qeveria e Vucicit ka marrë kredi 1.3 miliard € për investime strategjike në rajonin e ”balkanit ”të hapur” ! Akuptoni o gomer se ju është katandisur Shqipëria….???

    Përgjigju
    • Altini: 21/07/2023 10:00

      Ku ne p e motres tende e lexove kete lajm…???

  • Arbëri: 20/07/2023 10:50

    Investitor strategjik nuk është askush tjeter përveq kompanive serboruse dhe greke…!

    Përgjigju
    • Lenci: 20/07/2023 12:10

      PO RIKA PO....

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen