Qeveria jep 153 ha truall për TAP-in

Qeveria jep 153 ha truall për TAP-in
Përmes një vendimi të djeshëm, Këshilli i Ministrave ka miratuar tjetërsimin nga tokë bujqësore në truall të një sipërfaqeje totale prej 153 hektarësh në funksion të Gazsjellësit Transadriatik. Parcelat në fjalë shtrihen në Korçë, Berat dhe Fier, ndërkohë që Qeveria u kërkon drejtorive përkatëse të administrimit dhe mbrojtjes së tokës të pasqyrojnë në dokumentacionin kadastral përkatës ndryshimet e kategorisë së resursit nga tokë bujqësore në tokë urbane (truall) për sipërfaqen në fjalë.

“Shoqëria TAP AG dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në zbatim të kërkesave të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, si dhe të vendimit nr.245, datë 30.4.2014, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kushteve dhe të procedurave për përmirësimin e përditësimin e të dhënave të regjistrit të pasurive të paluajtshme”, të bëjnë ndryshimet në regjistrat dhe kartelat e pasurisë/pasurive përkatëse, për sa iu përket marrëdhënieve të pronësisë për parcelat që do të ndikohen nga ndërtimi i rrjetit të rrugëve të kalimit (ndihmëse), të cilave do t’u ndryshohet statusi, nga tokë bujqësore në tokë truall”, përcakton vendimi i Këshillit të Ministrave.

Shoqëria TAP-AG, pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e rrjetit rrugor, është e detyruar të realizojë rehabilitimin mjedisor të territorit në ato pjesë të parcelave që janë ndikuar nga ndërtimi i rrjetit të rrugëve të kalimit (ndihmëse) për Projektin TAP, por që nuk do të përfshihen si pjesë e këtij rrjeti rrugor.


Shkrimi u botua në gazeten Shqiptarja.com

Redaksia Online
(f.I/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës

Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës