Qeveria ka akorduar 2 milionë e 240 mijë lekë për kurimin e deputetit socialist, Bashkim Fino.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Fino i cili prej muajsh nuk merr pjesë në punimet parlamentare, po kurohet jashtë pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

Kjo është hera e tretë që qeveria akordon fond për kurimin e ish kryeministrit socialist.

Në nëntor të vitit 2016 për të janë akorduar 560 mijë lekë. Ndërsa një muaj më pas, në dhjetor, qeveria miratoi edhe 1 milion e 100 mijë lekë për mbulimin e shpenzimeve për kurimin e deputetit socialist. 

Në total, për kurimin e Bashkim Finos qeveria ka akorduar 3 milionë e 396 mijë lekë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com