TIRANË- Situata energjetike në vend është përmirësuar ndjeshëm për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin herë pas here që prej datës 19 nëntor. Por pavarësisht përmirësimit, në fundin e muajit dhjetor pritet mungesë të reshjeve të shiut, çka mund të sjellë edhe një ndryshim të situatës, prandaj qeveria bën thirrje për kursim të energjisë elektrike.
Ndalur në shifra konkrete, qeveria bën me dije se në muajin nëntor baseni i Fierzës ishte në nivelin 267 metra, ndërsa për muajin dhjetor, deri më tani është arritur 280 metra në basenin e Fierzës. Për rreth një muaj, qeveria thotë se kanë akumuluar 340 giga vat orë energji elektrike. Për muajin tetor rezerva ka qenë 448 giga vat orë, ndërsa në muajin nëntor 788 giga vat orë.
Ndonëse situata është përmirësuar ndjeshëm, ajo çfarë vihet re në shifrat e dhëna nga qeveria është se gjatë muajit nëntor ka pasur një rritje të konsumit të energjisë elektrike. Konkretisht, në muajin nëntor është kursyer vetëm 2% energji elektrike në rang kombëtar, krahasuar me 7% që është kursyer në muajin tetor.
Sa i përket kursimit të administratën publike, qeveria bën me dije se kanë kursyer 20% të energjisë elektrike në muajin nëntor, 5% më shumë kursim se targeti i vendosur nga qeveria.
Në muajin dhjetor pritet të ketë më shumë konsum të energjisë elektrike, kjo për shkak të uljeve të temperaturave. Sipas qeverisë, në dhjetor pritet që konsumi të rritet nga 22 mijë mega deri në 26 mijë mega vat në ditë, referuar konsumit të një viti më parë. Këto shifra, qeveria thotë se janë tepër të larta dhe prandaj bën thirrje për kursim të energjisë.
Nga data 17 dhjetor pritet të ketë një përmirësim të motit, pasi nuk priten reshje shiu, çka do ta bëjë situatën me kritike. Prandaj qeveria thotë se kursimi do duhet të jetë prioritet për çdo familjar dhe biznes në mënyrë që të kursehet 5% e energjisë elektrike në rang kombëtar.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
9%
-
Aspak
74%
Vota total: 177
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qytetarët pa energji e të bllokuar nga bora, PD: Moti nxjerr gënjeshtrat e Belinda Ballukut! Tenderët për infrastrukturën u shkojnë miqve të pushtetit
14 Janar, 13:45
-
OSSH për motin e keq: Më problematike zona Shkodër-Dibër, 43 fidra të dëmtuar, 1500 punonjës në terren, vëmendje energjisë në hidrovore
12 Janar, 18:15
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Shpërthimi i kabinës elektrike në një pallat në Lezhë, 22 familje pa energji elektrike
9 Janar, 09:33
-
'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit
9 Janar, 08:09
-
Akuzat se uli çmimin e energjisë për zgjedhjet, Rama: E pavërtetë, s' kemi bërë asgjë me karakter elektoral vite më parë, jo tani që marrim fitoren e 10 radhazi
8 Janar, 19:22
-
Shpërthen kabina elektrike në Lezhë, 22 familje pa drita, po punohet për rikthimin e energjisë (VIDEO)
8 Janar, 18:03
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Ulja e çmimit të energjisë, Berisha kundër: Favorizon të pasurit! Bardhi: Tallje për qëllime elektorale, Ramës i intereson vetëm pasurimi i tij dhe Ballukut
8 Janar, 15:41
-
Ulet 1 lek çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë për vitin 2025! Rama: E para pas 35 viteve! E mirëmenduar e konsultuar dhe me ekspertë ndërkombëtarë
8 Janar, 12:09
Menaxhimi i mire i kaskades dhe kursimi i popullates kane shelle gjendhen e mure hidrike.E gjitge BE aplikon fashen per te ndihmuar te varferit dhe per te ekonomizuar financat e energjetukes ne pergjithesi.Kush eshte kyndra fashes deri ne 800 kw? Te gjithe abuzuesit si dhe ata qe kerkojne luks ne ambjentet e ture dhe jane te ardhura te mjaftyeshme . 800 kw do te thote te konsumish22kw ore ne dite pra nhe shifer marramendese qe fukarai nuk e con as tek 300 kw ne ore.Qeveria ka per detyre te mbroje shtresat ne nevoje dhe jo tangarlleqet e disave qe vec opozita i del ne krah
PërgjigjuVritni mendjen dhe zgjidhni situaten. Nese nuk jeni te afte lironi karriget qe te vijne ata qe jane profesioniste. Edhe injorante, edhe te paafte, edhe hajdute, edhe pune 0. Cfare te shtoj me shume
PërgjigjuInesa, shumë e ke lëshuar dorën me fyerjet në komentin tënd. Do të ishte më e dobishme që para se të rekomandosh rrugën e zgjidhjes të këshilloj që të informohesh mirë rreth proçesit të menaxhimit dhe nëse vëren defekte mund të japësh këshilla. Mos kopjo Saliun që edhe pse e bëri Shkodrën si Venecia dhe nuk e dëmshpërbleu, edhe pse shiti katër hidroçentrale privatit sa shuma e harxhuar për rikonstruksionin e tyre bën ekspertin e menaxhimit dhe antikorrupsionit.