Qeveria kërkoi të paraqiteshin në
detyrë,Mziu e Ismaili akuza Ramës

Qeveria kërkoi të paraqiteshin në<br />detyrë,Mziu e Ismaili akuza Ramës<br>
Dy kryebashkiakët e PD, ai i Vorës, Fiqiri Ismaili dhe i Kamzës, Xhelal Mziu, kanë reaguar një ditë pasi qeveria iu kërkoi të paraqiteshin në detyrë për shkak se të dy këto bashki ishin përfshirë nga përmbytjet masive. 

Sot ata kanë reaguar duke sqaruar se janë në krye të detyrës, ndërsa akuzuan qeverinë duke e bërë përgjegjëse për përmbytjet në autostradën e Tiranë-Durrës, pranë Vorës dhe situatën në Kamëz, ku siç thuhet në njoftimin e bashkisë po e përballon e vetme emergjencën dhe pa asnjë mbështje nga qeveria. 

Reagimi i kryebashkiakut të Vorës, Fiqiri Ismaili
Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, përgënjeshtroi Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ai kishte braktisur qytetarët.
 
Duke vizituar një nga zonat problematike, tek Liqeni i Marikajt, Ismaili tha se Bashkia e Vorës është në krye të detyrës. Kryebashkiaku i Vorës tha se bizneset në territorin e saj, përgjatë autostradës, janë përmbytur për dy arsye, për të cilat është përgjegjëse Bashkia e Tiranës.
 
Arsyeja e parë është shkarkimi pa paralajmërim nga liqeni i Kasharit. Arsyeja e dytë është bllokimi i kanaleve kulluese nga mbjellja e palmave prej bashkisë së Tiranës. Mbjellja e palmave kushtoi 600 mijë euro, por dëmi i tyre është i disafishtë. Për zëvendësimin e  tyre jo vetëm do të shpenzohen edhe 2.5 milionë euro të tjera, por prej tyre është shkatërruar autostrada Tiranë Durrës, si dhe qindra biznese.  
 
Kryebashkiaku i Vorës tha se është përgjegjësi e pushtetit qëndror mospastrimi kanaleve anash autostradës. “Bashkia e Vorës është në krye të detyrës dhe po kryen të gjitha funksionet e saj.  Nga informacionet që kemi, në lidhje me përmbytjet që kanë ndodhur tek City Park, tek Mercedes-i, tek Qafa e Kasharit, kanë ardhur si arsye e bllokimit të kanaleve që administrohen nga Bashkia e Tiranës. Ato kanale të mos zihen me palma, siç janë zënë aktualisht, por kanalet të jenë të pastruara dhe uji të shkojë në pjesën e vetë. Kemi informacione që edhe Liqeni i Kasharit është hapur nga reshjet e dendura të shiut duke krijuar këtë situatë”- tha Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili. 
 
Bashkia e Vorës ka hartuar një plan të detajuar veprimi për të menaxhuar situatën e krijuar.  

Reagimi i Bashkisë së Kamzës: 
Bashkia e Kamzes, teksa pasqyron situaten e sotme, nje nate pas permbytjeve te medha, leshon akuza te renda ne adrese te kryeministrit Rama.

“Shqipëria është përmbytur dhe ndodhet nën ujë, por kryeministri dhe qeveria e tij nuk janë të interesuar për situatën, por të prodhojnë politikë”- akuzon bashkia ne nje reagim te sotem lidhur me situaten.

Sipas saj, mbrëmë në mes të natës në reagimin e qeverisë për dy bashki të djathta (mes tyre dhe Kamza), Rama krihet dhe as ka ndërmend të jetë në mbështetje të qytetarëve.

“Paturpësia është se në vend që qeveria të reagojë si duhet ndaj situatës ku përmbytje ka në; autostradën Tiranë-Durrës, Fushë-Krujë, Mamurras, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Korçë etj, dhe një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është pa energji, qindra e mijëra banorë duan ndihmën e ekzekutivit, Rama tenton të rreket për të prodhuar politikë, duke përmendur bashkitë e djathta e ndërkohë sulmon dhe Kamzën!”- thuhet ne reagimin e Bashkise.

Me tej, Bashkia numeron masat qe ka marre per situaten, duke theksuar se prej kohësh ka nisur pastrimi i kolektorit më të madh në Kamëz, ai i Valiasit  mbi 1 km, i cili nuk ishte pastruar në 27 vjet si dhe kolektorëve të tjerë.

I kujtojmë Ramës se propaganda nuk mbulon aspak neglizhencën e qeverisë së tij, e cila nuk ka mbështetur aspak pushtetin vendor me financime dhe mjete për situata emergjente! Bashkia Kamëz ka qenë dhe është në krye te detyrës dhe nuk ka aspak nevojë për apelin e një kryeministri në gjumë që alarmohet sa herë vijnë reshjet apo bien zjarre!. Pjesa më e madhe e stafit të bashkisë Kamëz dhe ndërmarrjeve në vartësi janë në terren në ndihmë të qytetarëve dhe evidentimit të nevojave të tyre”- thote bashkia, duke e akuzuar Ramen se e ka diskriminuar Kamzen.

Sipas saj, Rama e ka diskriminuar me mosakordim fondesh në çdo fushë, pavarësisht projekteve që bashkia ka dorëzuar dhe ato vazhdojnë të flenë në sirtarët e qeverisë. “Më konkretisht me ndarjen e re territoriale Kamzës nuk iu akorduar fondi financiar për pastrimin e kolektorëve, dhe paturpësisht edhe kur qeveria e Ramës bleu 61 eskavatorë dhe i shpërndau në një ceremoni propagandistike, Kamzës nuk iu dha asnjë!”- thote bashkia. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje